LAJMI I FUNDIT:

Konsumimi i medikamenteve gjatë shtatzënisë

Konsumimi i medikamenteve gjatë shtatzënisë

Një nga dilemat që e përcjellë thuajse secilën grua gjatë periudhës së shtatzënisë, është përdorimi i medikamenteve.

Është shumë e rëndësishme t’i kushtoni rëndësi të veçantë medikamenteve që merrni gjatë kohës kur jeni shtatzënë, e sidomos në tre mujorin e parë, e cila është një periudhë kyçe për zhvillimin e bebes tuaj.


Nëse jeni duke marrë medikamente para se të mbeteni shtatzënë, duhet të siguroheni nga doktori juaj që jeni në rrugë të sigurt dhe që nuk ka dëme nga barërat që keni konsumuar.

Kur jemi tek medikamenet, padyshim që janë antibiotikët  ata për të cilët është një dyshim nga shtatzënat se a guxojnë të merren apo jo?

Sipas gjinekologes Borovci, sa i përket medikamenteve gjithmonë duhet të kuptohet që në shtatzëni preferohet përdorim minimal, por ka situata që nuk mund të evitohen.

“Te marrja e antibiotikëve duhet të kemi kujdes të bazohemi në antibiogram. Në studimet e fundit kemi pa që disa antibiotik kalojnë barrierën placentale dhe e dëmtojnë frytin andaj edhe duhet të kemi shumë kujdes”,  shpjegon gjinekologia Borovci.

Shumë  e rëndësishme të  thuhet është  se një  grua shtatzënë  gjithmonë  duhet të  konsultoj mjekun para përdorimit të  preparateve në  lëkurë . E në  rastet kur duhet të  përdorim preparatet e nevojshme çdo here duhet bëhet nën përkujdesjen e mjekut duke mësuar se çka guxon të përdoren, cila është  sasia e duhur e përdorimit dhe si duhet përdorur.

Përgjigjet për këto do t’i jap dermatologia Nexhmije Kusari, në emisionin Ninullë, të cilin mund ta ndiqni në videon e më poshtme.