LAJMI I FUNDIT:

Konsumimi i domateve e rritë kualitetin e spermës më shumë se 40 për qind

Konsumimi i domateve e rritë kualitetin e spermës më shumë se 40 për qind

Sipas shkencëtarëve, domatet mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit të pjellorisë te meshkujt.

Domatja e cila përmban licopen – pigmenti që ua jep domateve ngjyrën e kuqe – është dëshmuar se e përmirëson kualitetin e përgjithshëm të spermës duke shkaktuar përmirësime në madhësi dhe në formë, e po ashtu edhe në aftësi të lëvizjes, transmeton Telegrafi.


Hulumtuesit thonë se zbulimet e tyre mund të ndihmojnë ta reduktojnë nevojën e trajtimeve të pjellorisë në të ardhmen sepse më shumë se 40% e të gjitha rasteve të sterilitetit ndodhin për shkak të prodhimit apo funksionit anormal të spermës.

Për këtë konstatim, ekipi i universitetit të Sheffieldit i ka rekrutuar 60 vullnetarë të shëndetshëm të moshave 19 dhe 30 vjet për një periudhë testimi prej 12 javëve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori