LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Drenasit nesër nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm për 11 orë

Qytetarët e Drenasit nesër nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm për 11 orë

Gjatë ditës së nesërme, më 2 dhjetor, duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 19:30, gjithsej 11 orë, konsumatorët e Komunës së Drenasit nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm.

Sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, arsyeja e detyrimit të ndërprerjes së furnizimit me ujë është avaria në gypin furnizues të Ibër Lepencit deri në stacionin e pompave në Bivolak.


Kompania thotë se ekipet teknike të “Ibër Lepenc” do të merren me rastin më fjalë, sipas tyre, punimet do të kryhen në afat sa më të shpejtë. /Telegrafi/