LAJMI I FUNDIT:

Konsiderohet si ‘kasap’, por Pepe shënoi mbrëmë dhe u bë rekordmeni i Ligës së Kampionëve

Konsiderohet si ‘kasap’, por Pepe shënoi mbrëmë dhe u bë rekordmeni i Ligës së Kampionëve

Edhe pse shumë e konsiderojnë atë një “kasap” dhe një futbollist tepër të ashpër, mbrojtësi portugez Pepe ka vendosur mbrëmë (e mërkurë) një rekord në Ligën e Kampionëve “në skajin tjetër të fushës”.

Gjegjësisht, në fitoren e mbrëmshme të Portos ndaj Antëerp me rezultat 2-0, Pepe u bë golashënuesi më i vjetër në historinë e Ligës së Kampionëve.

Në minutën e parë të minutave shtesë, Francisco Conceicao hodhi topin në zonën e rreptësisë nga ana e djathtë dhe Pepe shënoi me kokë për rezultatin përfundimtar 2-0.


Në këtë mënyrë, me 40 vjeç e 254 ditë, portugezi u bë futbollisti më i vjetër që ka shënuar gol në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Rekordi i mëparshëm ishte italiani legjendar Francesco Totti, i cili shënoi në vitin 2014 në moshën 38 vjeç e 59 ditë.

Vlen të theksohet se ky ishte një rekord i radhës për Pepen, i cili para disa javësh theu edhe rekordin e legjendarit Alessandro Costacurta, si lojtari më i vjetër që luajti në Ligën e Kampionëve.

Ai e bëri këtë në moshën 40 vjeç e 242 ditë në fitoren ndaj Antëerp me rezultat 4-1, ndërsa ish-mbrojtësi i Milanit paraqitjen e fundit në Ligën e Kampionëve e bëri në moshën 40 vjeç e 208 ditë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkenca pas grushtit të boksierit të kategorisë së rëndë: Të grushtohesh nga Dubois, është më keq sa që mendoni

Shkenca pas grushtit të boksierit të kategorisë së rëndë: Të grushtohesh nga Dubois, është më keq sa që mendoni

Boks
Ndarja 'e padrejtë' e parave, Usyk-Dubois: Sonte pritet diçka historike për boksin

Ndarja 'e padrejtë' e parave, Usyk-Dubois: Sonte pritet diçka historike për boksin

Boks
Konfirmohet ora e saktë për duelin historik të boksit, Usyk - Dubois

Konfirmohet ora e saktë për duelin historik të boksit, Usyk - Dubois

Boks
Real Madridi zgjedh dy kapitenët e rinj pas largimit të Modric dhe Vazquez

Real Madridi zgjedh dy kapitenët e rinj pas largimit të Modric dhe Vazquez

La Liga
Dueli i vitit mes Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois në rrezik anulimi

Dueli i vitit mes Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois në rrezik anulimi

Boks
Pesë vite në Real Madrid pa luajtur asnjë minutë – klubi po kërkon të prishë kontratën e tij

Pesë vite në Real Madrid pa luajtur asnjë minutë – klubi po kërkon të prishë kontratën e tij

La Liga
Kalo në kategori