LAJMI I FUNDIT:

Konsiderohen si një nga njësitë më të mira në botë, por shikoni si turpërohen komandot iraniane (Video)

Konsiderohen si një nga njësitë më të mira në botë, por shikoni si turpërohen komandot iraniane (Video)

Forcat speciale iraniane shpesh figurojnë në listën e njësive më të mira në botë, por kur më së shumti është nevojitur ta dëshmojnë këtë me aftësitë e tyre luftarake, ata thjesht janë bërë horë.

Në një video që po qarkullon këto ditë në rrjetet sociale, shfaqet momenti kur dy pjesëtarë të forcave speciale, në prezencë të zyrtarëve të lartë ushtarak dhe mijëra qytetarëve, nuk arrijnë të thyejnë një vazo, transmeton Telegrafi.


Ata janë munduar në metoda të ndryshme ta godasin dhe thyejnë vazon e qeramikës, por me sa duket ajo ishte më e fortë sesa goditjet e tyre.

Kjo video menjëherë ka tërheq vëmendjen dhe është bërë hit i vërtetë në rrjetet sociale. Forcat speciale iraniane janë përqeshur në komente të shumta, ndërsa kishte tallje nga më të ndryshmet ku në një koment thuhej, “sigurisht se vazoja ishte prodhim amerikan”.

Megjithatë, thuhet se për t’u futur në forcat speciale iraniane kërkohen të përmbushen disa kritere të ashpra. Të gjithë ata që dëshirojnë të jenë anëtarë të forcave speciale iraniane dërgohen nga kampin Gibush, ku kalojnë përmes testeve dhe ushtrimeve të ndryshme psiko-fizike. /Telegrafi/