LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Konsett përshëndet vendimin e Kushtetueses për rastin “Drenica”

Ambasadori Konsett përshëndet vendimin e Kushtetueses për rastin “Drenica”

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, e konsideron si të drejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku u deklarua si e papranueshme kërkesa për masë të parakohshme në rastin Drenica.

Përmes një shkrimi në Twitter, Kosnett ka thënë se është i lumtur pas vendimit që e hedh poshtë ankesën për një çështje të madhe për krime të luftës.


Kosnett i zhgënjyer me gjykatën në rastin “Toka”
Lexo po ashtu Kosnett i zhgënjyer me gjykatën në rastin “Toka”

“I lumtur pas vendimit unanim të Gjykatës Kushtetuese që hedh poshtë ankesën që prek një çështje të madhe të krimeve të luftës – një shenjë e mirëpritur e institucioneve të pjekura gjyqësore dhe rezistuese ndaj kërcënimeve politike”, ka shkruar Kosnett.

Ndërkaq është shprehur i zhgënjyer me Gjykatën Themelore të Prishtinës, pas dështimit të mbajtjes së seancës gjyqësore në rastin “Toka” ku i përfshirë është ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla dhe të tjerët.

“Respektimi i sundimit të ligjit nënkupton respektimin e procedurës”, ka shkruar ambasadori Konsett në Twitter. /Telegrafi/