LAJMI I FUNDIT:

Kosnett i zhgënjyer me gjykatën në rastin “Toka”

Kosnett i zhgënjyer me gjykatën në rastin “Toka”

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Konsett është shprehur i zhgënjyer me Gjykatën Themelore të Prishtinës, pas dështimit të mbajtjes së seancës gjyqësore në rastin “Toka” ku i përfshirë është ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla dhe të tjerët.

“Zhgënjyese se performanca e dobët e gjykatës bëri që të pandehurit nën kujdestarinë e shtetit të mos ishin të pranishëm në seancën më të fundit të rastit Toka.


Respektimi i sundimit të ligjit nënkupton respektimin e procedurës”, ka shkruar ambasadori Konsett në Twitter. /Telegrafi/