LAJMI I FUNDIT:

Konjufca thotë se Osmani nuk e kishte të nevojshme t’ia dorëzojë detyrën kur iu nënshtrua operacionit

Konjufca thotë se Osmani nuk e kishte të nevojshme t’ia dorëzojë detyrën kur iu nënshtrua operacionit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani nuk i ka bartur detyrën në kohën kur i është nënshtruar një operacioni në Turqi, por se sipas tij ajo nuk e ka pasur obligim të bëjë një gjë të tillë.

Konjufca ka thënë se këto çështje janë të rregulluara me ligj.


“Këto janë të rregulluara me ligj, nuk ka pasur rast të tillë. E vetmja që është paraparë me protokoll është që njëra prej figurave politike të nivelit të lartë të qëndrojë në Kosovë dhe t’i performojë detyrat e veta. Përndryshe nuk ka ardhur rasti deri në atë nivel”, ka deklaruar Konjufca derisa ka bërë homazhe me rastin e 24-vjetorit të vrasjes së heronjve të kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Mala.

Kujtojmë se raportimi i mediave turke se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është nënshtruar një operacioni në Turqi, ka nxitur reagime edhe nga njohësit e çështjeve kushtetuese dhe analistëve.

Disa prej tyre kanë deklaruar se Osmani ka bërë shkelje të Kushtetutës nëse nuk i ka deleguar detyrat kryeparlamentarit Konjufca, gjatë kohës kur i është nënshtruar operacionit./Telegrafi/