LAJMI I FUNDIT:

Konjufca pas takimit me Cakajn: Raportet tona janë vëllazërore

Konjufca pas takimit me Cakajn: Raportet tona janë vëllazërore

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, ka arritur në Kosovë për një vizitë zyrtare.

Cakaj fillimisht është pritur në takim nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.


Pas takimit në një adresim për media, Konjufca shtoi se raportet Kosovë-Shqipëri janë raporte vëllazërore, duke thënë se kemi më shumë obligime ndaj njëri-tjetrit sesa falënderime.

“Është bërë një punë e madhe deri tash por hapësira për mi thellua raportet dhe marrëdhëniet tona është gjithmonë e hapur. Sa i përket bashkëpunimit tonë, marrëveshjet që janë arritur deri tash do të përpiqemi ti zbatojmë. Mbledhja e përbashkët e qeverive tona që do të ndodh në Shkodër ne do të jemi në koordinim maksimal, që të jetë një organizim i mirë dhe me marrëveshje konkrete”, tha Konjufca.

Konjufca shtoi se raportet ekonomike dhe tregtare duhet të përmirësohen.

“Prej që është vendos tarifa për produktet nga Serbia, shkëmbimet e Shqipërisë në drejtim të Kosovës janë rritur mbi 300%, por kjo nuk ka ndodhur me të njëjtën masë për shkëmbimet nga Kosova në drejtim të Shqipërisë”, u shpreh Konjufca.

Konjufca falënderoj Republikën e Shqipërisë që nuk heziton të ndihmojë Kosovën që të jetë prezentë në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori