Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti me dorëheqjen e tij tani do t’i ndihmonte më së shumti vendit, duke shtuar se do të lirohej rruga që populli edhe njëherë të vendoste për Qeverinë.
Konjufca këtë e tha gjatë konferencës për medie, ku foli edhe për të zgjedhjet e 6 tetorit 2019, ku LVV kishte dalë e para në këto zgjedhje.
Ai tha se në botën demokratike vullneti i lirë i popullit nuk mund të vidhet.
“Avdullah Hoti mendoj se e ka një shanc të shkëlqyeshme me i ndihmu popullit të Kosovës. Me dhanë dorëheqje, me ia lëshu rrugën popullit me vendos. Në botën demokratike, vullneti i lirë që shprehet në zgjedhje nuk mundet me u vjedh. Në çdo vend demokratik të botës, kur prishet partneriteti, verdikti i kthehet popullit. Jo me manipulime me ndërtu një Qeveri tjetër e ata që e kanë zhvatur popullin, me i qit në pozitë. Kërkesa jonë është e qartë e është edhe i qytetarëve, kërkesa jonë është që t’i jepen një mundësi edhe njëherë popullit që të vendos. Populli i mundësoi ndryshimet por politikanet e papërgjegjshëm i pamundësuan ato”, tha Konjufca, raporton Telegrafi.
Po ashtu gjatë konferencës, ai foli edhe për emërimin e Enis Qerkës në pozitën e këshilltarit të ministrit të Drejtësisë.
Ai tha se emërimet e tilla tregojnë që për personat që kanë probleme me drejtësinë nuk është problem të marrin pozita në Qeverinë Hoti.
“Si rezultat i keqqeverisjes së Qeverisë Hoti, është kthimi prapa i vendimeve të Qeverisë Kurti, i vendimeve të mira, si ato të bordeve. Ku tash po vazhdojnë kompromise të një pas njëshme të Avdullah Hotit me PDK, me AAK-në e Nismën, dhe njerëz të tillë duke filluar prej komandant Ftyrës, e deri te ky i fundit i hetuari dhe i dyshuari për bartjen e 113 kilogram drogë, që emërohet këshilltar i ministrit, dhe tërhiqet pas presionit të opinionit publik, të gjitha këto tregojnë që njerëz me vepra penale, që kanë probleme të mëdha me drejtësinë nuk është problem të marrin pozita publike në Qeverinë Hoti. Ky është një dallim shumë i madh mes Qeverisë Hoti dhe Qeverisë Kurti”, tha Konjufca. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën