LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu pas rastit të emërimit të Enis Qerkës këshilltar: Në secilin shtet normal edhe ministri do të duhej të jepte dorëheqje

Haxhiu pas rastit të emërimit të Enis Qerkës këshilltar: Në secilin shtet normal edhe ministri do të duhej të jepte dorëheqje

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë në Qeverinë Hoti, Selim Selimi pasi ky i fundit kishte emëruar këshilltar Enis Qerkën, i cili dyshohej për posedim të 113 kilogramëve drogë.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në secilin shtet normal, ministri do të duhej të jepte dorëheqje.


“Për këtë në secilin shtet normal, Ministri do të duhej të jepte dorëheqje.  Sot, Ministri që këshillohej nga ai që ishte zënë me 113 kg drogë, paska thënë që pas raportimit në medie e ka liruar nga detyra këshilltarin. Pra meqë mediat paskan raportuar se përndryshe as nuk do të bëhej fjalë për lirimin e tij”, shkruan Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se ky është i vetmi këshilltar i emëruar për të cilin nuk është publikuar vendimi, duke shtuar se ministri e ka ditur por nuk u ka thënë jo atyre që e kanë vendosur në krye të ministrisë.

“Si ka mundësi që vendos nënshkrimin për një këshilltar që nuk e di se kush është? Në faqen e Ministrisë së Drejtësisë janë vendimet për këshilltarët tjerë por jo edhe për këtë. Kjo vërteton që Ministri e ka ditur por nuk u thotë JO atyre që e kanë vendosur në krye të Ministrisë”, shkruan Haxhiu.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka njoftuar se ka liruar nga detyra e këshilltarit, Enis Qerkën, i cili ishte i arrestuar në vitin 2018 nën dyshimin se ishte kapur me 113 kilogramë narkotikë.

Shkarkohet nga detyra këshilltari i Selimit, ishte hetuar për posedimin e 113 kg drogë
Lexo po ashtu Shkarkohet nga detyra këshilltari i Selimit, ishte hetuar për posedimin e 113 kg drogë

Selimi përmes një postimi në Facebook, vetëm pak kohë pasi e emëroi këshilltar Qerkën, njoftoi se po e liron nga detyra atë pas raportimit të medieve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori