“Kushtetuta mbi kalkulimet partiake”, Ramadani: Sot do të shihet nëse kemi rast të ri për Kushtetuese

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka reaguar para seancës së sotme të Kuvendit, duke thënë se sot do të shihet nëse do të ketë një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese.
Ramadani, përmes një postimi, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke ngritur dyshime se zhvillimet e fundit mund të jenë pjesë e, siç e quajti ai, “lojës së Vetëvendosjes me shtetin”.
“Sot do ta shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese apo krejt kjo është vetëm vazhdim i lojës së Vetëvendosjes me shtetin”, ka shkruar Ramadani.
Ai ka theksuar se Aleanca, sipas tij, do të vazhdojë të mbajë qëndrim parimor.
“Aleanca mbetet parimore, Kushtetuta mbi kalkulimet partiake”, ka deklaruar deputeti i Aleancës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
43 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































