Kryeministri i vendit, Albin Kurti në 50 vjetorin e Kongresit të drejtshkrimit të vitit 1972 theksoi se gjuha për shqiptarët është themel identitar dhe jo thjesht mjet komunikimi.
Kurti theksoi se Kongresi i Drejtshkrimit përveç që pati rëndësi gjuhësore, kishte edhe politike.
“Ndihem me fat dhe jam fort i nderuar që mund t’iu drejtohem në këtë Konferencë Jubilare të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Dhe më vjen keq që m’u desh të udhëtoj për Paris e nuk mund të jem me juve fizikisht në Tiranë.
Gjuha për ne shqiptarët është themel identitar dhe jo thjesht mjet komunikimi. Historia e standardizimit të gjuhës shqipe është e ndërlidhur ngushtë me historinë e ndërgjegjësimit tonë kombëtar, prandaj fazat e ndryshme të procesit të kristalizimit të shqipes së shkruar janë, në të njëjtën kohë, edhe faza të kristalizimit të kësaj ndërgjegjeje.
Synimi drejt njësimit të gjuhës së shkruar, për shqiptarët, u kthye në një program që do të mundësonte edhe njësimin politik kombëtar. Kjo ishte arsyeja që për të gjithë letrarët shqiptarë, e sidomos për ata që nga Rilindja e këndej, ideja e shqipes së përbashkët u bë projekti kryesor atdhetar. Por, rruga drejt sendërtimit të këtij synimi nuk ishte e lehtë. U desh shumë mund, punë, përkushtim dhe jo rrallë edhe flijim, në mënyrë që shqipja të mbijetonte: të shkruhej, të mësohej e të kultivohej”, u shpreh Kurti.
Ai tha se standardizimi i një gjuhe nënkupton punën në reduktimin e varianteve gjuhësore në një varietet standard.
“Pikërisht në kohën kur nisi debati për krijimin e një gjuhe të përbashkët letrare shqipe, – siç quhej atëherë, – në fund të shek. 19, rrethanat shoqërore e politike u rënduan shumë. Shqiptarët vërtet ishin nën sundimin e një pushteti monocentrik administrativ e politik, nën Perandorinë Otomane, por kishin një gjendje policentrike gjuhësore.
Shqipja jo vetëm që nuk ishte gjuhë zyrtare në këtë kohë, por ishte edhe e ndaluar. Dhe, kur Shqipëria shpalli pavarësinë, më 1912, shqiptarët kaluan në një policentrizëm administrativ e politik, – ngaqë gjysma e tyre ra nën sundimin e disa shteteve fqinje, ku shqipja mbeti prapë e ndaluar – në një mundësi planifikimi drejt një monocentrizmi gjuhësor”, tha Kurti.
Sipas tij, hapi i parë i rëndësishëm ndodhi me organizimin e Kongresit të Manastirit, më 1908, ku u miratua alfabeti i shqipes. Por, puna e mirëfilltë e planifikimit të një gjuhe standarde shqipe nisi me themelimin e Komisisë Letrare Shqipe, në Shkodër e cila punoi gjatë viteve 1916-18, e udhëhequr nga Gjergj Pekmezi dhe Luigj Gurakuqi.
“Është e vërtetë që brenda gjuhës shqipe, për shekuj me radhë, ishin zhvilluar tri gjuhë letrare, gegërishtja letrare, toskërishtja letrare dhe arbërishtja letrare, por rrethanat politike për shqiptarët ishin aq të ndera, aq të pafavorshme, sa dukej e pamundur që shqiptarët të përballonin edhe policentrizmin e pafavorshëm politik, edhe policentrizmin përçarës gjuhësor.
Kur Komisia Letrare Shqipe vendosi për bazë të gjuhës standarde të folmen e elbasanishtes, më e rëndësishme se cila e folme u mor për bazë, ishte krijimi i një ndjenje përbashkuese dhe ambientimi i shqiptarëve me idenë se si do të dukej në praktikë një gjuhë e vetme standarde për të gjithë, duke qenë se kjo nuk ishte provuar asnjëherë më parë. Në këtë pikë projekti i «Komisisë Letrare Shqipe» doli i suksesshëm.
Edhe kur pas Luftës së Dytë Botërore u ndërrua baza e gjuhës standarde, shumë nga vendimet e kësaj «Komisie» mbetën të ngulitura në themelet e kësaj gjuhe standarde, sepse, prapëseprapë, bëhej fjalë për rregullat e gjuhës shqipe”, shtoi më tej.
“Duke u nisur nga këto fakte, Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972, 50-vjetorin e të cilit po e kremtojmë tani, nuk pati vetëm rëndësinë gjuhësore, por po aq, – në mos edhe më shumë, – rëndësinë politike.
Sepse, ashtu si shumë herë në historinë tonë, veprimet dhe vendimet rreth gjuhës shqipe i paraprinë veprimeve dhe vendimeve politike. Ky Kongres ishte jo vetëm vazhdim i përkushtimit të rilindësve, i punës së Komisisë Letrare Shqipe, por edhe një kurorëzim i gjithë atyre përpjekjeve shekullore për një shqipe të përbashkët.
Gjuha letrare apo shqipja standarde nuk duhet konceptuar si e ngurtë, ajo ka nevojë të reformohet për t’i ardhur më pranë mënyrës së si flitet e shkruhet shqipja sot, por edhe reformimi ka si parakusht përvetësimin masiv të gjuhës letrare përmes arsimit publik dhe mediave. Përndryshe, në kushtet kur edhe ata që mbarojnë arsimin universitar bëjnë gabime gjatë shkrimit të shqipes letrare, çdo reformim i kësaj të fundit më shumë do të prishte punë se sa do të ndreqte”, tha kreu i ekzekutivit të Kosovës.
Ai tha se shqipja letrare por edhe shqipja e folur në larminë e saj ndodhen para sfidave të komunikimeve ‘online’ e të rrjeteve sociale.
“Pavarësisht përdorimit të teknologjisë së informacionit, librit mbetet formati më i mirë për formimin, ruajtjen dhe përcjelljen e dijes në gjuhën shqipe. Kosova dhe Shqipëria në kuadër të njësimit të politikave dhe institucioneve të trajtojnë me përparësi çështjen e shpërndarjes së librit shqip, pasurimit dhe themelimit të bibliotekave, digjitalizimit të librave etj.
Sidomos manualet për përdorimin e saktë të shqipes letrare apo aplikacione për këtë qëllim të ofrohen falas përmes platformave elektronike të bibliotekave apo të institucioneve të tjera.
Duke qenë se jeta e gjuhës shqipe është kaq shumë e ndërthurur me fatet politike të kombit tonë, puna për kristalizimin e mëtutjeshëm të saj duhet të vazhdojë me të njëjtin zell e me të njëjtin përkushtim edhe nga brezat e rinj. Vetëm kështu gjuha shqipe do të mund t’u bëjë ballë sfidave që e presin në të ardhmen. Në këtë punë, doemos, mjafton të ndiqet këshilla e Profesorit mendjendritur, Eqrem Çabej, i cili kumtesën e tij në Kongresin e Drejtshkrimit e përfundoi me këto fjalë:
“[Gjuhëtarët] do të udhëhiqen nga një ndjenjë e lartë përgjegjësie. Në formulim të çdo rregulle do të jetë e pranishme vetëdija që është puna për një drejtshkrim të caktuar jo për disa mijë veta, po për katër milionë njerëz që e kanë shqipen gjuhë amtare.”
Katër milionë shqiptarët e asaj kohe ishin shqiptarët e të gjitha trojeve. Sot, këta shqiptarë, janë shtuar edhe për disa milionë të tjerë, kështu që përgjegjësia jonë duhet të jetë edhe më e madhe, përkushtimi ynë edhe më i thellë”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Jam në pozicion të vështirë për shkak të ekzekutimit të dobët të planit nga Radoiçiq” – ambasadori i Kosovës në SHBA ironizon me intervistën e Vuçiqit në CNN

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Shkodranja e martuar me një serb që jeton në Zveçan: Le të pajtohen Kurti e Vuçiqi

Çka bëjnë Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut?

Për vetëm 20 minuta, Komuna e Pejës transkriptoi fjalimet e seancës përmes inteligjencës artificiale - Shqip.ai

Policia e Kosovës po vazhdon hetimet në Banjskë

Mundësi e shkëlqyer për investim – parcelë toke në shitje me potencial të madh ID-141

Këto dy lokale në Prizren janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal