LAJMI I FUNDIT:

Përleshje fizike në Lezhë, mbetet i lënduar një kosovar

Përleshje fizike në Lezhë, mbetet i lënduar një kosovar
Foto: Ilustrim

Tre persona janë konfliktuar pasditen e sotme në një pikë karburanti tek kryqëzimi i Talës, në aksin Lezhë Milot, ku i lënduar ka mbetur që qytetar nga Kosova.

Në konflikt fizik me mjete të forta, janë përfshirë  shtetasi kosovar M. M. 37 vjeç me dy shtetas shqiptarë ( punonjës te karburanti) N. S. 61 vjeç banues në Lezhë dhe K. R. 52 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.

Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar fizikisht shtetasi kosovar M. M. i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore i shoqëruar nga patrulla e policisë, ndërsa shtetasit N. S. dhe K. R. janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë.


Gjithashtu, gjatë konfliktit, nga këta shtetas janë dëmtuar edhe ambientet e zyrës së qëndrimit të punonjësve të karburantit si dhe automjeti i shtetasit kosovar.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve dhe sqarimit të situatës, do të jepet një njoftim i dytë sqarues. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
“Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin”, avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit

“Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin”, avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit

Drejtësi
“Motra” e Bllacës në EULEX – Roli i dyfishtë i Zdenka Pumper në rastet kundër UÇK-së

“Motra” e Bllacës në EULEX – Roli i dyfishtë i Zdenka Pumper në rastet kundër UÇK-së

Drejtësi
Ndryshime në udhëheqjen e tri stacioneve policore pas ngjarjeve të fundit në Pejë, Klinë dhe Prizren

Ndryshime në udhëheqjen e tri stacioneve policore pas ngjarjeve të fundit në Pejë, Klinë dhe Prizren

Siguri

"Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb"- Bllaca kërcënonte EULEX-in duke premtuar dëshmi për "peshqit e mëdhenj" në Hagë

Drejtësi
Tensionet në Theth, reagon Arqipeshkvia e Shkodrës

Tensionet në Theth, reagon Arqipeshkvia e Shkodrës

Lajme
Përgjimet e reja të Bllacës:

Përgjimet e reja të Bllacës:"Nëse s’më ndihmon EULEX-i, më ndihmojnë serbët – viktimat janë të tyre"

Drejtësi
Kalo në kategori