LAJMI I FUNDIT:

Konflikti mes demokratëve, PPE i heq PD-së të drejtën e votës në Roterdam

Konflikti mes demokratëve, PPE i heq PD-së të drejtën e votës në Roterdam

Partisë Demokratike i hiqet e drejta për të votuar në Kongresin e Partisë Popullore Europiane që do të mbahet në Roterdam. Për herë të parë që kur është anëtarësuar në këtë organizatë politike europiane, PD nuk do të votojë për të zgjedhur drejtuesit e kësaj force politike, përfshirë edhe kryetarin e saj të ri dhe kjo ka gjasa të ndodhë për shkak të konfliktit të brendshëm mes demokratëve.

Në dokumentet zyrtare të Kongresit, ku dallohen të gjitha delegacionet me të drejtë vote, vetëm Partia Demokratike në Shqipëri nuk ka asnjë delegat.


Siç duket PPE duke dashur që të mos përfshihet në konfliktin e brendshëm të partisë, nuk ka listuar demokratët shqiptarë në procesin e votimit, të nesërm për shkak edhe sepse pret vendimin e gjykatës për PD.

Në Roterdam ndodhen tre deputetët, Jorida Tabaku si përfaqësuese e Asamblesë së Europës, Albana Vokshi nga Forumi i Gruas së PPE dhe Belind Këlliçi nga forumi Rinor i kësaj organizate.

Ne lidhje me çështjen e të drejtës së votës së PD në PPE, A2 CNN kontaktoi me deputetin Belind Këlliçi i cili ndodhet atje. Këlliçi deklaroi se duke mos dashur të bëhet pjesë në konfliktin e brendshëm PEE nuk ka dërguar ftesë për asnjerën palë.

Deputetët që ndodhen në Roterdam ku po zhvillohet Asambleja, Jorida Tabaku, Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi nuk janë në cilësinë e PD, por Tabaku në cilësinë e Kryetares së Këshillit të Integrimit, Këlliçi si Kryetar i Forumit Rinor dhe Vokshi si kryetare e Gruas.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori