LAJMI I FUNDIT:

Konflikti diplomatik postar në Shkodër në 1888

Konflikti diplomatik postar në Shkodër në 1888

“Le Siècle” ka botuar, të mërkurën e 24 tetorit 1888, në ballinë, një shkrim në lidhje me arsyen e një konflikti postar në Shqipëri. Shkrimi është si më poshtë:

“Valiu (guvernatori i përgjithshëm) i Shqipërisë u komunikoi zyrave postare franceze dhe italiane në Shkodër, se u ndalon atyre, në të ardhmen, të kryejnë komunikime postare në Shqipëri.


Me kërkesë të konsullatave të Francës dhe të Italisë që donin të mësonin arsyen e këtij ndalimi, Valiu i njoftoi ato se zyrat e lartpërmendura shpesh shpërndanin letra revolucionare te shqiptarët, dhe se kohët e fundit disa ngjarje në male ishin provokuar nga letra të tilla që vinin nga jashtë.

Konsujt protestuan dhe referuan tek ambasadat e tyre për këtë ngjarje.”/Darsiani/