LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet transferimi i parë i madh këtë vit nga Superliga e Kosovës, Jetmir Topalli kalon vizitat mjekësore te klubi i Superligës turke

Konfirmohet transferimi i parë i madh këtë vit nga Superliga e Kosovës, Jetmir Topalli kalon vizitat mjekësore te klubi i Superligës turke

Jetmir Topalli ka kompletuar transferimin në elitën e futbollit turk.

Sulmuesi i talentuar kosovar ka shkëlqyer këtë edicion në Ipko Superligë me fanellën e Ballkanit.


Kësisoj lojtari ka kompletuar transferimin tek skuadra e njohur turke Yeni Malatyaspor.

Topalli ka kryer vizitat mjekësore me sukses, teksa ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me këtë skuadër.

Lajmi për transferimin e Topallit është konfirmuar edhe nga klubi kosovar Ballkani, që i kanë dëshiruar sukses yllit të saj.

Yeni Malatyaspor bënë pjesë në elitën e futbollit turk që nga viti 2017, ndërsa vetëm fati i ka shpëtuar ata këtë edicion.

Klubi e mbylli edicionin në vendin e 16-të, por Federata e Futbollit të Turqisë vendosi që mos të bie asnjë skuadër në Ligën e Parë, derisa në Superligë janë futur tri skuadra të tjera.

Pas kompletimit të transferimit te Malatyaspor, Topalli ka thënë se shpreson që të ketë shëndet e fat për të luajtur dhe synon të marrë ofertë nga Përfaqësuesja A e Kosovës.

Megjithatë nuk janë zbuluar fare detajet financiare të këtij transferimi, por besohet se klubi turk ka paguar disa mijëra euro për yllin kosovar pasi Topalli kishte kontratë me Ballkanin deri në verën e vitit 2021. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori