LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet se Kim Kardashian është në lidhje me ish-të dashurin e motrës së saj Khloe, sportistin Odell Beckham Jr.

Konfirmohet se Kim Kardashian është në lidhje me ish-të dashurin e motrës së saj Khloe, sportistin Odell Beckham Jr.

Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr. janë në një lidhje që nga vera e kaluar – por kanë mbajtur romancën e tyre të fshehur për ‘respekt ndaj djalit të tij’ dhe për të parandaluar shpërthimet publike nga Kanye West.

Ylli televiziv, 43 vjeçe, dhe atleti, 31 vjeç, fillimisht u lidhën publikisht që nga shtatori i vitit 2023, kur filloi të përhapet spekulimi rreth një lidhjeje të mundshme mes tyre. Tani, të dy kanë raportuar se kanë marrëdhënie vetëm me njëri-tjetrin.


“Kim ka qenë në një marrëdhënie romantike me Odell në verën e kaluar dhe mendonte se kishte arritur ta mbante marrëdhënien e fshehtë”, tha një burim për DailyMail.

“Ajo nuk po sheh askënd tjetër në këtë moment – të paktën që miqtë e saj të afërt ta dinë”, shtoi më tej burimi.

DailyMail zbulon ekskluzivisht se Kim Kardashian dhe ylli i NFL Odell Beckham Jr. janë në një marrëdhënie, pasi çifti filloi një romancë verën e kaluar.

Çifti ka zgjedhur t’i mbajë gjërat private për të shmangur çdo spekulim të rremë se themeluesja e markës “Skims” është një ‘shkatërruese shtëpish’ pas ndarjes së Odell nga nëna e djalit të tij, Zydn.

Ndërsa shpjegojnë arsyen pse Kim ka qenë kaq e fshehtë për jetën e saj dashurore, burimi theksoi se çifti u dakordua të mbante gjërat private për të shmangur çdo spekulim të rremë se Kimi “ka ndërhyrë” në raportin e Odell dhe ish-të dashurës së tij.

Çifti filluan të dilnin së bashku pas ndarjes së tij nga e dashura e gjatë Lauren “LoLo” Wood – me të cilën ai ndan djalin njëvjeçar Zydn.

Ndërprerja e tyre u bë publike në shtator, por nuk është e qartë se kur marrëdhënia e tyre përfundoi. “Kim vërtet donte të mbante këtë romancë private për dy arsye”, vazhdoi burimi. “E para është se ai ka një djalë njëvjeçar me ish-të dashurën e tij, Lauren Woods.

“Ata të dy donin të shmangnin çdo spekulim se ai e la Lauren për Kim – duke e bërë Kimin një shkatërruese shtëpish”, tha burimi.

I njëjti shtoi se një çështje tjetër kyçe për çiftin e ri është ish-bashkëshorti i Kimit, Kanye West, me të cilin ajo ka katër fëmijë: North, 10 vjeçe, Saint, tetë vjeç, Chicago, gjashtë vjeçe, dhe Psalm, katër vjeç. “Arsyeja e dytë është për të shmangur reagimin nga Kanye”, tha më tej burimi.

“Pas asaj që Kanye i bëri Pete Davidson, Kim dëshiron të shmangë këtë me çdo kusht. Është vetëm çështje kohe tani para se Kanye të thotë diçka publikisht, por ai nuk ka prova të qëndrueshme”.

Kim dhe Kanye qëndruan të martuar për shtatë vjet deri sa u përfundua divorci në nëntor të vitit 2022 – një muaj para se ai të martohet me bashkëshorten e tij aktuale Bianca.

Kim më pas nisi një lidhje me komedianin Pete Davidson, gjatë së cilës kohë Kanye tronditi fansat me postime duke tallur pamjen e komedianit dhe duke iu referuar atij me nofka nënçmuese.

Pas spekulimeve që lidhën Kim dhe Odell në raportet e shtatorit, ajo mori pjesë në festën e ditëlindjes së tij të 31-të në nëntor.

Kim u pa duke arritur me motrën e saj më të re, Khloe Kardashian, 39 vjeçe, në festë – e cila raportohet se ka dalë me Odell për një farë kohe në vitin 2016.

Odell nuk është i panjohur për familjen Kardashian-Jenner pasi ai ka punuar me gjysë-motren e Kim, Kendall Jenner, 28 vjeçe, për fushatën e pastës së dhëmbëve Moon në vitin 2021. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Magazina
Rita Ora tregon fizikun e shkëlqyer në një paraqitje sportive në TikTok

Rita Ora tregon fizikun e shkëlqyer në një paraqitje sportive në TikTok

Magazina
Kalo në kategori