Konfirmohet nga Fabrizio Romano, Chelsea e kompleton transferimin e parë në epokën e Xabi Alonsos

Chelsea ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Strasbourg, Valentin Barco, i cili pritet t’i bashkohet londinezëve gjatë verës.
Lajmin e ka konfirmuar eksperti i transfereve, Fabrizio Romano, i cili ka dhënë edhe “vulën” e tij të famshme.
“Chelsea arrin marrëveshje për të nënshkruar me Valentin Barco, e kryer!”.
“Marrëveshja është arritur me lojtarin, ndërsa RC Strasbourg do ta lërë Barcon të largohet pas përmirësimit mbresëlënës këtë vit”.
“Chelsea është gati të procedojë për mesfushorin argjentinas nga muaji qershor” , shkroi Romano në Twitter.
🚨🔵 Chelsea agree deal to sign Valentín Barco, here we go! 🇦🇷
Agreement in place with the player as RC Strasbourg will let Barco go after impressive improvement this year.#CFC ready to proceed for the Argentinian midfielder from June. pic.twitter.com/n2i8ip6I6x
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 22, 2026
Sipas raportimeve, Chelsea kishte nisur punën për këtë transferim që në kohën kur Liam Rosenior ishte ende në krye të Strasbourg, me trajnerin e atëhershëm që ishte i interesuar për një ribashkim me 21-vjeçarin.
Tashmë mbetet të shihet se çfarë roli do t’i rezervojë Xabi Alonso talentit argjentinas, i cili ka përvojë edhe në krahun e majtë të fushës./Telegrafi/









































