LAJMI I FUNDIT:

Konferencë shkencore për rrugën e Maqedonisë drejt BE

Konferencë shkencore për rrugën e Maqedonisë drejt BE

Sekretariati për çështje evropiane (SÇE) me një konferencë shkencore „Republika e Maqedonisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian (2020) – Përvoja, sfida, perspektiva“ do ta shënojë 20 vjetorin e fillimit me punë dhe vendosjen e marrëdhënieve zyrtare me BE, si dhe 9 majin, Ditën e Evropës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë konferencë shtetërore, të organizuar në bashkëpunim me Akademinë e shkencave dhe arteve të Maqedonisë – ASHAM,  fjalë hyrëse do të kenë kryetari i ASHAM, akademiku Taki Fiti, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Arbër Ademi dhe ambasadorët e BE dhe ShBA në Maqedoni, Aivo Orav dhe Jess Baily.


Më pastaj në tre panel diskutime, me prezantimet e tyre do të paraqiten më tepër ish ministra dhe ministra aktual si dhe funksionarë të kyçur në procesin e integrimeve evropiane, akademikë, profesorë universitar dhe ekspertë./Telegrafi/