LAJMI I FUNDIT:

Koncepti i ri SUV nga Volkswagen (Foto)

Koncepti i ri SUV nga Volkswagen (Foto)

Kompania prestigjioze, Volkswagen, është duke u përgatitur që në fund të këtij muaji të prezantojë konceptin e ri SUV.

Ndërkaq, revista e njohur gjermane Auto Bild shkruan se fjala është për një Touareg të ri.


Tani për tani nuk dihet emri i këtij projekti, i cili përshkruhet si “një nga SUV-ët më të avancuar dhe luksozë në botë”, por janë publikuar disa fotografi ngacmuese në të cilat shihen disa detaje themelore.

Ky koncept do të ketë sistemin e tërheqjes plug-in hibrid, me fuqi të kombinuar prej 380 kuajfuqi, ndërsa do të shpenzojë karburant mesatarisht 3.0-litër në 100 kilometra, transmeton Koha.net. Gjermanët gjithashtu thonë se është e mundur edhe lëvizja vetëm me motorin elektrik, me të cilin mund të udhëtojnë deri në 50 km.

Gjithashtu, ky koncept shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për gjashtë sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 224 km/h.

Megjithatë, detajet më të hollësishme do të tregohen më 25 prill, në promovimin e panairit të veturave në Pekin.