LAJMI I FUNDIT:

Komunitetit LGBT u ndalohet dhurimi i gjakut në Kosovë (Video)

Komunitetit LGBT u ndalohet dhurimi i gjakut në Kosovë (Video)

Komunitetit LGBT i është ndaluar dhurimi i gjakut në kuadër të javës së dhurimit të Gjakut.

Kjo po ndodhë për shkak të një pyetësori, i cili ua ndalon dhurimin e gjakut kësaj kategorie të shoqërisë.


Në të thuhet se “ju nuk duhet të dhuroni gjak asnjëherë nëse keni marrëdhënie intime me personin e gjinisë së njëjtë”.

Organizatat që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBT reaguan duke e cilësuar diskriminim.

“Po e shoh një shok që po pret dhe s’po mundë të dhurojë gjak për shkak së ai është “gay”. Unë e di që kjo është bërë për të parandaluar transmetimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, por jo të gjithë personat “gay” janë të prekur nga SIDA”, thotë për RTV Dukagjinin Lendi Mustafa, aktivist në organizatën CEL.

Ndërkaq, drejtoresha e transfuzionit të gjakut Bukurie Raqa Zhupi, tha se ky formular është krijuar në bazë të standardeve evropiane, përcjell Telegrafi.

“Këto largime të përkohshme ose të përhershme nga dhurimi i gjakut bëhen në bazë të direktivës së Bashkimit Evropian, në bazë të cilit edhe është krijuar ky formular”.

Ajo thotë se këta persona kanë gjasa shumë më të mëdha se personat tjerë për të bartur viruse të ndryshëm përfshirë edhe virusin HIV.

“Ekzistojnë hulumtime të ndryshme që janë bërë, sipas të cilave ka dalë se dhuruesit e gjakut që i takojnë këtij grupi (LGBT), kanë mundësi ta bartin hepatitin b, hepatitin c si dhe virusin e HIV-it për 60 deri 600 fish më shumë se personat që nuk i takojnë këtij grupi”, shton më tej drejtoresha Bukurie Raqa Zhupi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori