LAJMI I FUNDIT:

Komuniteti që mbijetoi duke ecur me “këmbalecë” dhe rrëfimi për njeriun që një ecje të tillë e bëri nga Parisi në Moskë (Foto/Video)

Komuniteti që mbijetoi duke ecur me “këmbalecë” dhe rrëfimi për njeriun që një ecje të tillë e bëri nga Parisi në Moskë (Foto/Video)

Sot, shumica e rajonit Landes në Francën jugperëndimore është një pyll. Në të vërtetë, atje është pylli më i madh në vend.

Por më shumë se një shekull më parë (në mes të shekullit të 19-të për të qenë më të saktë), shkruhet në një artikull të publikuar nga mediat e huaja, përcjell Telegrafi, peizazhi ishte diçka krejt i ndryshëm.

Kjo pasi që, në vend të një zone të mbuluar dendur me pemë pishe, kishte një hapësirë të madhe të terrenit moçalor, aq sa syri mund të shihte, me ndonjë rrugë të rrallë në horizont.

Viti 1913

Për shekuj me radhë, njerëzit e varfër që jetonin atje – një numër i mirë i tyre barinj – lëvizjet e tyre, nga njëri vend në tjetrin i bënin në mënyrë të ndryshme, apo thënë më mirë, shumë interesante: Ata ecnin me “këmbalec” druri.

Kjo formë unike e transportit i mundësoi barinjve të kalonin nëpër fshatrat, të cilat u bënë veçanërisht “të butë” pas reshjeve të ashpra.

Megjithatë, kjo formë e të ecurit, kishte edhe avantazhet e veta për një gjë.

Të ngritur lartë, barinjtë mund të shihnin lehtësisht dhe të kishin vështrim më të mirë për tufat e tyre të bagëtisë, duke i vëzhguar nëse ato po sulmoheshin nga ujqërit e pangopur.

Landes, Francë.

Për më tepër, “këmbalecët” i ndihmonin ata të merrnin hapa më të gjatë, kështu që ata ishin në gjendje të mbulonin distanca më të gjata në një kohë më të shkurtër.

Këmbët (të quajtura “tchangues” ose “këmbët e mëdha”), të ndërtuara prej druri dhe disa deri në 1,5 metra të larta, kishin shiritat e gjerë për të mbështetur këmbët.

Pjesa më e ulët, e cila prekte tokën, u zgjerua pak dhe u bë më e fortë me kockat e deleve.

Bariu kishte nevojë për një staf për t’u vendosur në to dhe për të ndihmuar atë në zbritjen nga to, gjithashtu.

Në fakt, pajisjet në fjalë ishin kaq të qëndrueshme, sa që barinjtë ishin në gjendje të jetonin një pjesë të madhe të jetës së tyre në një lartësi të tillë.

Disa ishin edhe të shkathët mjaftueshëm për të punuar edhe gjëra të tjera, ndërsa shikonin delet e tyre.

Bariu me “këmbalecë”, viti 1908

Por, barinjtë nuk ishin të vetmit që posedonin këtë aftësi. Burrat e tjerë, gratë dhe fëmijët ishin të gjithë të talentuar.

Në fakt, ata u stërvitën që në moshë të re, duke mësuar të kryejnë disa veprime mjaft të mahnitshme të ekuilibrit dhe shkathtësisë.

Amviset bënin blerjet në tregjet lokale. Fëmijët kryenin punët e tyre dhe shkonin në shkollë me këmbalecë.

Kjo gjë u bënte shumë përshtypje vizitorëve në rajon.

Thuhet se kur Perandoresha Josephine (gruaja e parë e Napoleonit) vizitoi Landes në vitin 1808 për të takuar Napoleonin, ajo dhe oborri i saj u përshëndetën nga një grup të tillë me aftësi aq të mëdha, sa që ishin në gjendje të mbanin peshë derisa ishin në to, aq sa kuajt e saj të ngarkuar.

Mjerisht, ecja me këto pajisje, së bashku me bagëtinë e deleve, do të përfundonte në rajonin e Landes deri në fund të shekullit të 19-të, pasi këneta u drenazhua dhe u zëvendësua nga një plantacion me pisha.

Por aftësia e shquar nuk është zhdukur tërësisht: Ecja me “këmbalecë” vazhdon të kryhet sot në festivalet folklorike lokale.

Kjo histori është mbresëlënëse, por ndoshta më mbresëlënëse nga të gjitha është fakti se në vitin 1891, Sylvain Dornon eci nga Parisi në Moskë – një distancë prej më shumë se 1,740 milje – në “këmbalecë”. I gjithë udhëtimi i mori atij vetëm 58 ditë.

Sylvain Dornon (1858 – 1900) ishte një bukëpjekës francez dhe një njeri i famshëm i shekullit të 19-të, i cili i kushtoi vëmendje ruajtjes së traditës së lashtë të ecjes me “këmbalecë”, të praktikuar në rajonin e Landes të Francës.

Ai mbështeti këtë lloj ecjeje si një mjet për rekreacion, si dhe si sport konkurrues.

Sylvain Dornon

Kështu, më 4 gusht 1889, Dornoni vendosi një demonstrim të ecjes së tillë në një park publik, përpara një auditori të madh.

Një nga pikat më të rëndësishme të performancës ishte një vallëzim nga një grup ecësish me “këmbalecë”, të shoqëruar nga muzika popullore fshatare.

Duke u bazuar në këtë sukses, Dornoni u ftua për të demonstruar aftësitë e tij në këtë lloj ecje, duke u ngjitur në Kullën Eifel të sapo ngritur, gjatë Panairit Botëror të 1889-ës.

I shtyrë nga ky sukses dhe nga interesimi i publikut për këtë risi, Dornoni filloi një marifet të ri publiciteti: ai vendosi të ecte me “këmbalecë” nga Parisi në Moskë.

Qëllimi i tij ishte të merrte pjesë në ekspozitën franko-prusiane të vitit 1891, e cila u mbajt në Moskë, përcjell Telegrafi.

Dornoni vazhdoi një ritëm të shpejtë ndërsa po udhëtonte drejt lindjes përmes Francës, Gjermanisë dhe Rusisë, “i vendosur” mbi “këmbalecët” prej 1.28 metrash.

Pavarësisht nga moti i keq, nga kushtet e dobëta të rrugës dhe nga armiqësia e disa banorëve derisa kalonte në disa zona, Dornoni arriti në Moskë vetëm 58 ditë më vonë.

Hyrja e tij në Moskë ishte triumfuese. Ende i ngritur mbi “këmbalecë”, Dornon hyri në ekspozitë i udhëhequr nga një kordon i policisë ruse, ndërsa turma brohorisnin “Vive la France!”.

Kjo ishte maja e “karrierës së tij”; Dornon vdiq vetëm disa vjet më vonë në moshën 42 vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm njerëzit me IQ të lartë mund ta dallojnë drerin që fshihet pas pemëve

Vetëm njerëzit me IQ të lartë mund ta dallojnë drerin që fshihet pas pemëve

Interesante

"Air Biden": Atletet 'për stabilitet maksimal' të Joe Biden bëhen lajm - nxisin reagime në mediat sociale

Interesante
Gjesti i ëmbël i pilotit bëhet viral në rrjete sociale

Gjesti i ëmbël i pilotit bëhet viral në rrjete sociale

Fun
Anglezja pretendon se një ditë u zgjua nga gjumi duke folur me theks uelsian, pavarësisht se kurrë nuk e ka vizituar këtë vend

Anglezja pretendon se një ditë u zgjua nga gjumi duke folur me theks uelsian, pavarësisht se kurrë nuk e ka vizituar këtë vend

Interesante
Gjendet

Gjendet "buzëkuqi" më i vjetër në botë në një vend që dikur e ndalonte grimin

Interesante
Aeroplani nuk arrin të aterrojë në pistë nga erërat e forta, e shtynin prapa fluturaken në Londër – piloti ia arrin qëllimit në tentimin e dytë

Aeroplani nuk arrin të aterrojë në pistë nga erërat e forta, e shtynin prapa fluturaken në Londër – piloti ia arrin qëllimit në tentimin e dytë

Interesante
Kalo në kategori