LAJMI I FUNDIT:

Komuniteti i biznesit kërkon shtyrjen e reformës tatimore në Maqedoni

Komuniteti i biznesit kërkon shtyrjen e reformës tatimore në Maqedoni

Komuniteti i Biznesit kërkon nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut që të shtyjë reformën tatimore, e cila duhet të nisë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Nga Oda Ekonomike thonë se në kulmin e krizës energjetike, nëse vendosen taksa të reja për kompanitë dhe qytetarët, do të jetë një presion shtesë për funksionimin e tyre. Rryma filloi të rritet sërish dhe nga nesër do të shitet për më shumë se 370 euro për megavat orë, që është dyfishi i çmimit me të cilin kompanitë e blenë një muaj më parë. Kjo është një arsye e mjaftueshme që biznesmenët të kërkojnë shtyrjen e reformës tatimore.

“Ne këmbëngulim si komunitet biznesi të rivlerësojmë këtë moment, nëse është koha në këtë krizë që sektori i biznesit të fillojë me ndonjë reformë tatimore që do të thotë ngarkesë shtesë për veprimtarinë e biznesit”, u shpreh Aneta Trajkovska Oda Ekonomike.

Drejtoresha e Drejtorisë së të ardhurave publike, Sanja Lukarevska, tha se kur ta ketë në shqyrtim gjithë reformën tatimore, do ta informojë plotësisht opinionin.

“Do të ketë rishikim të asaj liste të mallrave dhe shërbimeve me pesë për qind TVSH me normë preferenciale dhe mallra dhe shërbime me 18 për qind. Gjithashtu do të ketë rishikim të disa përjashtimeve tatimore për grupe të veçanta të synuara”, deklaroi Sanja Lukarevska, drejtore e DAP.

Autoritetet reformën tatimore e paralajmëruan nga mesi i verës. Plani është që të tatimohen kontratat në vepër, ndërsa reforma parashikon edhe interes për depozitat e kursimeve të qytetarëve. Plani është që të mblidhen mbi 50 milionë euro në vit. Megjithatë, tatimi progresiv, që ishte një nga premtimet parazgjedhore të LSDM-së, ende është e pasigurt nëse do të aplikohet nga viti i ardhshëm, sepse disa elita të biznesit dhe politikës insistojnë në shtyrje të re të këtij tatimi, sipas të cilit ata që fitojnë më shumë do duhet të paguajnë më shumë tatim. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori