Nga LAMM rekomandojnë që kujdes gjatë vozitjes dhe shpejtësisë dhe respektimin e rregullave sinjalizuese në komunikacion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në grykat e vendit mund të ketë rrëshqitje të dheut, sidomos në rrugët: Koçan - Makedonska Kamenica - Dellçevë, Vinicë - Berovë, Gostivar - Strazhë, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovo, Katlanovë - Veles, Krushevë - Demir Hisar Resen - Bukovo.


Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë mjediseve të qytetit është i qetë.

Në pikat kufitare në hyrje dhe dalje nuk ka pritje të gjata. /Telegrafi/