LAJMI I FUNDIT:

Komunikacioni në Maqedoni

Komunikacioni në Maqedoni

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet i rënduar, në kushte dimërore, korosi të lagura dhe në mbetje të borës. Ndalesa për makina të rënda është e vendosur në kalimin Pletvar, si dhe në akset rrugore Mavrovë-Dibër dhe Koçani-kalimi kufitar Dellçevë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndalesat për komunikacion janë edhe në rrugët e fshatrave German, Goshincë dhe Aleshevcë, ndërsa për shkak të mbetjeve të borës në ndalesë është edhe komunikacioni në aksin rrugor Prilep-Vitolishtë.


Ndërsa aksi rrugor Kumanovë-Shën Nikollë i cili ishte në ndalesë, sot në mëngjes në orën 4:50 është liruar dhe është i kalueshëm për gjithë llojet e makinave./Telegrafi/