LAJMI I FUNDIT:

Komunat veriore me 14 milionë euro buxhet (Video)

Komunat veriore me 14 milionë euro buxhet (Video)

Katër komunat veriore të vendit kanë aprovuar për herë të parë buxhetin e tyre për vitin e ardhshëm, sipas kornizës buxhetore të Republikës së Kosovës.

Buxheti i përgjithshëm i komunave veriore për vitin 2017 është në total 14 milionë e 265 mijë e 712 euro, ndërsa parashihen investime në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe në fusha tjera.


Mitrovica Veriore ka aprovuar buxhet prej 5.538. 163 euro, Zveçani 2.203. 452 euro, Zubin Potoku 2.313. 826 euro, ndërsa Leposaviqi ka miratuar buxhetin prej 4.210. 271 euro.

Ndërkohë që në interpelancën e fundit të kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, lidhur me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Kosovës, u fol edhe për buxhetin.

Mustafa tha para deputetëve se katër komunat veriore kanë miratuar buxhetin me rregullore të Republikës së Kosovës.

“Sot jam i informuar se katër komunat në veri të vendit në bashkëpunim me Ministrinë e Financave kanë aprovuar buxhetin sipas kornizës buxhetore të Kosovës, që është një hap shumë i rëndësishëm i integrimit të tyre”, ka thënë mes tjerash Mustafa, gjatë kësaj interpelance.

Bashkim Cimili, shef i grupit parlamentar të PDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës Veriore, ka bërë të ditur për KosovaPress se asamblistët shqiptarë nuk e kanë votuar buxhetin.

Sipas tij, shqiptarët nuk përfshihen në kuadër të buxhetit dhe gjithherë investimet shkojnë vetëm tek komuniteti serb.

“Ne asamblistët shqiptarë, sikurse vitet paraprake, edhe kësaj radhe nuk e votuam buxhetin. Arsyet janë të qarta, nuk jemi të përfshirë fare në të… Gjithherë bëhen investime monoetnike dhe gjithherë shkojnë tek komuniteti serb…Herën e fundit për shembull unë kam kërkuar ndërtimin e një objekti shkollor, një shkollë fillore për komunitetet jo shumicë në veri, ku nuk kam gjetur përkrahje dhe jam votuar kundër nga ana e asamblistëve, përjashtuar ata shqiptarë”, tha Cimili.

Në anën tjetër, Adrijana Hoxhiq, drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës në Komunën e Mitrovicës Veriore, tha se Mitrovica Veriore, por edhe komunat tjera të veriut të Kosovës, për herë të parë kanë aprovuar buxhetin sipas cirkularit të paraparë nga Prishtina.

Ajo potencoi se nga buxheti i planifikuar për vitin 2017 për veriun e Mitrovicës, që kap vlerën mbi 5.5 milion euro, planet për investime fokusohen kryesisht në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi.

Hoxhiq ka mohuar se banorët shqiptarë të veriut nuk janë të përfshirë në investime.

Ajo ka përmendur mundësitë e kufizuara buxhetore në radhë të parë, por edhe mungesën e një prone komunale, si pengesë në ndërtimin e një shkolle të re në lagjen ‘Kodra e minatorëve’ që banohet me shumicë shqiptare.

Megjithatë, Hoxhiq thotë se komuna e Mitrovicës së Veriut do të investojë një shumë të parave në ambulancë, si dhe në shkollën ekzistuese në ‘Kodrën e Minatorëve’, në mënyrë që të përmirësohen kushtet për nxënësit në atë pjesë.

Ajo premtoi investime serioze sidomos në ‘Lagjen e boshnjakëve’, të cilat kanë të bëjnë me rregullimin e rrugëve, ndriçimin publik, kanalizimin, ujësjellësin dhe gjithçka që tjetër i nevojitet kësaj lagje me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori