Komunat e tjera nuk ndjekin shembullin e Prishtinës, ministri Vitia premtoi furnizim me insulinë javën e ardhshme

Afro 30 mijë është numri i qytetarëve të Kosovës të prekur nga diabeti, të cilët tash e disa muaj nuk mund të furnizohen me insulinë nëpër institucione publike shëndetësore.
Më në fund, javën e ardhshme, pritet që Qendrat e Mjekësisë Familjare të furnizohen me insulinë.
Përveç Komunës së Prishtinës, që ka arritur nga buxheti i saj të sigurojë insulinës për pesë muaj për pacientët e saj me diabet, si dhe Shoqatës së të Prekurve nga Diabeti në Pejë, që siguroi vaksina për fëmijët me diabet në këtë komunë, pacientët në komunat e tjera po furnizohen si dinë e munden, nëpër barnatore private, ose edhe jashtë shtetit.
Asociacioni i Komunave të Kosovës, në takimin e fundit me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, ka kërkuar që furnizimi me barna esenciale, sidomos me insulinë, por edhe me materiale të tjera të bëhet në një kohë sa më të shkurtër.
Megjithatë, deri sot Qendrat e Mjekësisë Familjare nuk janë furnizuar me insulinë.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë për Telegrafin se përveç insulinës, kryetarët e komunave kanë pasur edhe kërkesa të tjera dhe presin të furnizohen me barna nga lista esenciale.
“Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse që të sigurojë barnat nga lista esenciale e barnave. Në këtë rast, Komuna e Prishtinës, nga buxheti vetanak i ka siguruar insulinat për qytetarët e saj të prekur me diabet”, tha Ibrahimi.
Ai u shpreh se nuk e di nëse edhe komuna tjera do të veprojnë si Prishtina në lidhje me furnizimin me insulina, por siç tha ai kjo barrë bie mbi Ministrinë e Shëndetësisë.
“Nuk e di nëse komuna të tjera kanë marr hap të tillë, mirëpo ne në takimin e fundit kur kemi diskutuar për masat anti-COVID më herët, kemi diskutuar edhe për mungesë të barnave esenciale. Ka pasur mungesë të fashave. Ka shumë gjëra që kanë kërkuar kryetarët, barra bie mbi nivelin qendror se ata janë përgjegjës”, tha Ibrahimi për Telegrafin.
Ndërsa, tek javën e ardhshme, Qendrat e Mjekësisë Familjare pritet të furnizohen me insulina. Kështu ka thënë dje ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në seancën e Kuvendit të Kosovës.
“Insulinat do të sigurohen nga java e ardhshme. Nga java e ardhshme ato do të shpërndahen në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, rreth një javë më parë Shoqata e të Prekurve me Diabet në Pejë ka arritur të sigurojë një sasi të insulinës për fëmijët e kësaj komune, të cilët janë diabetik.
Kështu ka bërë të ditur Idriz Ethemi nga kjo Shoqatë, i cili tha se insulina është siguruar për fëmijët nga 0 deri në 18 vjeç nga Peja të cilët janë të prekur me diabet.
Ndërkaq, një ditë më parë, drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi ka bërë të ditur se fal një kontrate vetanake të Komunës e cila kap shifrën e rreth 200 mijë eurove kanë arritur që të furnizohen me insulina.
Ai tha se fondet për këtë kontratë janë siguruar nga Fondi për situate emergjente, ndërkaq i gjithë kontingjenti i kushtoi komunës më pak se 200 mijë euro.
Sipas tij, ky kontingjent mjafton për furnizim me insulina për rreth 5 muaj për qytetarët e Prishtinës, të prekur me diabet. Ndryshe, po bëhen gjashtë muaj që kur qytetarët e Kosovës të cilët janë të prekur me diabet po përballen me mungesë të insulinave nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Po na vijnë turistë byreku e kosi”, eksperti: Gjirokastra e Himara po braktisen

Kryebashkiaku i New York-ut: Mezi pres të vij në Shqipëri, djali im dëshiron të pensionohet në vendin tuaj

Ymeri: Kurti është kundër Konjufcës, Bogujevcit e Selimit për pozitën e kryeparlamentarit

“Po na vijnë turistë byreku e kosi”, eksperti: Gjirokastra e Himara po braktisen

Kryebashkiaku i New York-ut: Mezi pres të vij në Shqipëri, djali im dëshiron të pensionohet në vendin tuaj

Ymeri: Kurti është kundër Konjufcës, Bogujevcit e Selimit për pozitën e kryeparlamentarit

Islanda vendi më i sigurt në botë, Maqedonia e Veriut e 51 Shqipëria e 52

“Gatitu!” para gjenerales shqiptare - gruaja e parë në detyrën e zëvendëskomandantes së Forcës Tokësore

Policia në Aeroportin e Memmingenit 'kap' shtatë kosovarë që kishin kaluar kohën e qëndrimit në Gjermani

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

“Po na vijnë turistë byreku e kosi”, eksperti: Gjirokastra e Himara po braktisen

Si një 24-orësh i paqëndrueshëm e çoi Lindjen e Mesme drejt një armëpushimi?

Lyon nuk u mendua dy herë: Vjen vendim i shpejtë pasi ra në divizionin e dytë në Francë

Bellingham flet për turpin që po ndodh në Kupën e Botës për Klube

CNN: Sulmi amerikan nuk shkatërroi objektet bërthamore iraniane

Kryebashkiaku i New York-ut: Mezi pres të vij në Shqipëri, djali im dëshiron të pensionohet në vendin tuaj