LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e të Prekurve nga Diabeti siguron insulinën për një muaj për fëmijët me diabet nga Peja

Shoqata e të Prekurve nga Diabeti siguron insulinën për një muaj për fëmijët me diabet nga Peja

Shoqata e të Prekurve me Diabet në Pejë ka arritur të sigurojë një sasi të insulinës për fëmijët e kësaj komune të cilët janë diabetik.

Kështu ka bërë të ditur Idriz Ethemi nga kjo Shoqatë, i cili tha se insulina është siguruar për fëmijët nga 0 deri në 18 vjeç nga Peja të cilët janë të prekur me diabet.


“Shoqata e të Prekurve me Diabet nga Peja e siguron një sasi prej 145 lapsave me insuline novorapid për fëmijët e prekur me diabet prej 0 deri në 18 vjeç”, tha Ethemi për Telegrafin.

Ai u shpreh se “Për fëmijët e Komunës së Pejës, që janë rreth 35 fëmijë, i janë siguruar insulina”.

Mungesa e insulinës në Kosovë, Vitia thotë se ato do të sigurohen shumë shpejt
Lexo po ashtu Mungesa e insulinës në Kosovë, Vitia thotë se ato do të sigurohen shumë shpejt

“Donacionin e kanë marrë prej Agjencionit Financiar të Kosovës në Pejë. Me atë sasi jemi furnizuar për rreth pak më shumë se 1 muaj, nga një laps për muaj, pasi nuk është sasi e madhe, por Shoqata e të prekurve të diabetit po vazhdon të punoj për këtë”, tha ai.

Gjashtë muaj pa insulina në Kosovë, rrezikohet shëndeti i pacientëve të prekur nga diabeti
Lexo po ashtu Gjashtë muaj pa insulina në Kosovë, rrezikohet shëndeti i pacientëve të prekur nga diabeti

Ndryshe, po bëhen gjashtë muaj që kur qytetarët e Kosovës të cilët janë të prekur me diabet po përballen me mungesë të insulinave nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Kjo gjë ka bërë që qytetarët të mbesin me shpresën që Ministria e Shëndetësisë do ta zgjidh një problem të tillë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ditë më parë ka bërë të ditur se qytetarët e Kosovës shumë shpejt do të kenë insulina në Qendrat e Mjekësisë Familjare, pasi siç tha ai janë në përfundim të marrëveshjes për t’i siguruar ato.

Vitia u shpreh se “Për shkak të ankesave në OSHP, Ministria e Shëndetësisë deri në mesin e majit e ka pasur ligjërisht të pamundur dhe nuk ka pasur asnjë mundësi të iniciohet asnjë procedurë tjetër për insulina derisa të përfundojë kjo çështje”. /Telegrafi/