LAJMI I FUNDIT:

Komuna Gjorçe Petrov dorëzon në Qeveri raportet e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet

Komuna Gjorçe Petrov dorëzon në Qeveri raportet e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet

Gjithsej 7.126.810 denarë vlerësohet dëmi i shkaktuar nga përmbytjet e muajit gusht në komunën Gjorçe Petrov të bashkisë së Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu thotë Komisioni për kontroll dhe vlerësim të dëmeve nga përmbytjet i kësaj komune, që doli në teren nga 10 e deri më 15 gusht.


Dëme të kategorisë A janë gjithsej 33 familje, dëme të kategorisë B janë gjithsej 82 famlje, dëme të kategorisë C janë gjithsej 18 familje, ndërkaq 74 familje janë të pakategorizuar, ose të aanlizuar në baza të ndryshme.

Të gjithë materialet dhe raportet janë dorëzuar në Qeveri, për procesim të mëtutjeshëm./Telegrafi/