LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Studeniçanit: Nuk do të lejojmë që politika dhe interesat personale të përzihen në arsim

Komuna e Studeniçanit: Nuk do të lejojmë që politika dhe interesat personale të përzihen në arsim

Komuna e Studeniçanit ka reaguar në lidhje me shkrimet mediale për kombinimin e paraleleve në fshatin Vërtekicë.

Në kumtesën dërguar Telegrafit Maqedoni, komuna thekson se “nuk do të lejojmë që politika dhe interesat personale të përzihen në arsim”.


Mes tjerash, kjo komunë deklaron se “për hirë të informimit të drejtë të opinionit jami të obliguar që t’i sqarojmë gjërat lidhur me vendimin e marrë nga Shkolla fillore “Kemal Ataturk”- Koliçan i poshtëm me pëlqimin e Komunës së Studeniçanit për kombinimin e paraleleve në shkollën përiferike të fshatit Vërtekicë.

Në këtë shkollë në ciklin e ulët shkollorë kemi gjithsejtë 7 nxënës që e zhvillojnë mësimin dhe atë:
– 2 nxënës në klasën e parë
– 1 nxënës në klasën e dytë
– 0 nxënës në klasën e tretë
– 4 nxënës në klasën e katërt
Kurse në ciklin e lartë kemi gjithsejtë 9 nxënës dhe atë:
– 2 nxënës në klasën e gjashtë
– 3 nxënës në klasën e shtatë
– 2 nxënës në klasën e tetë
– 2 nxënës në klasën e nëntë

E vërteta është se në shkollën e fshatit Vërtekicë po bëhet kombinimi i dy paraleleve në një, kurse deri më tani kanë funksionuar dy paralele e jo siç paraqitet në mjetet e informimit se po kombinohen 4 paralele në një.

Kurse në ciklin e lartë arsimor do të vazhdojnë si deri më tani të funksionojnë dy paralele të kombinuara e gjashta me të shtatën, dhe e teta me të nëntën.

Në të gjitha shkollat periferike në vendbanimet malore ku numri i nxënësve është i vogël kemi paralele të kombinuara dhe këtë e bëjmë në pajtueshmëri me ligjin.

Ne si komunë jemi të obliguar që të organizojmë arsimin në tërësi duke bërë edhe të pamundurën që të sigurojmë arsim cilësorë dhe kushte sa më të mira për nxënësit. Këtë e kemi bërë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen.

Prindërit janë të manipuluar nga mësuesi i deritanishëm Isen Memedi që ka qenë i angazhuar me kontratë dhe se kontrata e tijë ka mbaruar.

Për interesa individuale të cilit do që të jetë nuk duhet që të manipulohet me nxënësit e as me prindërit.

Shpresojmë se prindërit këtë e kan kuptuar dhe se nxënësit do ti lëshojnë që të vazhdojnë mësimin sepse ky është obligim ligjorë. Nuk duhet të lëjojnë që dikush për interesa personale të manipulon me ta”(sic), thuhet në kumtesën e Komunës së Studeniçanit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Rrëfimi i fotografit shqiptar të 'Al Jazeera': Si i dokumentoi krimet e luftës në Kosovë përmes fotografive

Rrëfimi i fotografit shqiptar të 'Al Jazeera': Si i dokumentoi krimet e luftës në Kosovë përmes fotografive

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Lajme
Kalo në kategori