LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës sjellë aplikacionin digjital ‘Trafiku Urban’

Komuna e Prishtinës sjellë aplikacionin digjital ‘Trafiku Urban’

Komuna e Prishtinës të premten ka lansuar aplikacionin për trafikun urban, në vazhdën e digjitalizimit edhe të mëtutjeshëm të shërbimeve, të cilin qytetarët qysh sot mund ta shkarkojnë në telefonat e tyre.

Ky aplikacion do të ofrojë të gjitha të dhënat e nevojshme që qytetarët kanë nevojë të dinë.


Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se ky është skeleti apo baza e trafikut urban, ndërsa në vitin 2018 komuna e Prishtinës do të ketë edhe kartelat për trafikun urban , ndërsa parkingu do të paguhet me SMS, duke eliminuar sa më shumë pagesat ‘cash’ në mënyrë që të eliminohen keqpërdorimet.

“Kemi thënë qe një kohë se autobusët duhet të kenë GPS-in që qytetarët të kenë mundësinë të shohin vendndodhjen e autobusit dhe stacionin më të afërt. Së shpejti do t’i kemi edhe tabelat nëpër stacione, dhe sensorët e ndryshëm që qytetarët të shohin se a ka kaluar autobusi”, tha  Ahmeti.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi ka sqaruar se ky aplikacion mund të shkarkohet në versionin Android dhe IOS.

Ai ka thënë se ky projekt krejt çka i ka kushtuar komunës ka qenë blerja e disa pjesëve teknike të cilat kanë kushtuar 900 euro.

“Kjo rrumbullakosin një projekt kompleks duke përfshirë edhe mobilitetin”, ka thënë ai.

Në këtë projekt janë angazhuar dy studentë, Arianit Pajaziti dhe Rinor Bytyqi, të cilët kanë mundësuar që qytetarët e Prishtinës të kenë mundësi të njoftohen me kohën, vendndodhjen dhe informata të tjera të nevojshme për ta.

Aplikacionin mund ta gjeni për Android në Playstore me emrin “Trafiku Urban” ose duke klikuar këtu dhe për Iphone duke klikuar këtu.

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori