LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës pranon aparaturat e para dhe testet serologjike për COVID-19, nga e hëna nis testimi i qytetarëve

Komuna e Prishtinës pranon aparaturat e para dhe testet serologjike për COVID-19, nga e hëna nis testimi i qytetarëve

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se kanë pranuar makineritë e para si dhe testet serologjike për COVID-19, në kryeqytet.

Ahmeti ka thënë se gjatë ditës se sotme kanë testuar 60 personat e parë, por që në ditët e para janë në procesin e kalibrimit dhe testimit të aparateve dhe metodologjisë, transmeton Telegrafi.

“Nga e hëna do të fillojmë edhe me testim të qytetarëve, duke prioritizuar grupet e rrezikuara me simptome. Momentalisht jemi me kapacitet rreth 100 teste në ditë e brenda dy javësh do jemi me kapacitet rreth 400 në ditë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Më tej, i pari i Prishtinës ka thënë se synojnë që përmes hulumtimit me 100o persona në Prishtinë ta dinë saktë përqindjen e atyre që e kanë pasur virusin.

“Synimi primar në fillim është: 1 Përmes hulumtimit me 1000 persona në Prishtinë ta dimë saktë përqindjen e atyre që e kanë pasur virusin. 2 Me një mostër të personave që kanë rezultuar pozitiv në Prishtinë që nga Marsi (1600 total – mostra rreth 600 të kuptojmë imunitetin, sa krijohet, te kush, dhe sa gjatë zgjat)”, thotë ai.

Tutje ai ka thënë se “Me decentralizim të testeve, shumë shpejtë shumica e laboratorëve private do ta kenë mundësinë e testimit serologjik dhe PCR”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori