LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike

Komuna e Prishtinës ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike
Foto: Ilustrim

Komuna e Prishtinës ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në sheshe, tregje dhe rrugë.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se ndalesa vlen për periudhën nga 25 dhjetori 2022 deri më 3 janar 2023.


Ditë më parë edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka marrë vendim për të ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike në këtë komunë.

Urdhëresa që Bulliqi ka nxjerr të mërkurë vlen nga dita e enjte (22 dhjetor) deri më 3 janar 2023.

Ndërsa, për ata që nuk i përmbahen këtij vendimi, parashihen edhe gjoba. /Telegrafi/