Në kuadër të realizimit të projekteve dhe planeve zhvillimore në sektorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Komuna e Mitrovicës realizoi projektin “Subvencionimi i fermerëve me koshere bletësh dhe pajisje, Bimë mjekësore aromatike dhe dredhëz” në bashkëpunim me Organizatën Caritas-i Zviceran.
Në kuadër të këtij projekti kanë përfituar gjithsej 19 fermerë, dhe të cilëve u janë dhuruar paketë me pajisje për bletë dhe dy fermerëve tjerë pajisje për bimë mjekësore aromatike dhe dredhëz.
Vera e përgjithshme e këtij projekti është 44,000 mijë euro, me ç’rast Komuna e Mitrovicës ka participuar 35%, fermeri 15%, dhe Caritas-i Zviceran 50 %.
Me këtë rast nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, uroi të gjithë fermerët përfitues të këtij projekti duke thënë se kjo ndihmesë është një shtysë për juve që të vazhdoni të merreni me prodhimin e mjaltës, transmeton Telegrafi.
Po ashtu nënkryetari Mujka tha se investimet në sektorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë një ndër prioritetet e zhvillimit ekonomik të Komunës së Mitrovicës, andaj edhe Komuna vazhdimisht do të mbështesë dhe ti rrisë investimet në sektorin e bujqësisë, duke i mbështetur fermerët përmes subvencioneve dhe grandeve.
Ndërsa drejtori Sadiku falënderoi fermerët për punën dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti. Ai tha se DBZHR në bashkëpunim me donatorë ka realizuar një numër të madh të projekteve në mbështetjen e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ku janë ndihmuar pothuajse të gjithë sektorët.
Po ashtu ai theksoi se DBZHR do të vazhdoj të bashkëpunoj ngushtë me fermerët, shoqatat e fermerëve, institucionet relevante, organizatat qeveritare dhe jo qeveritare për të qenë vazhdimisht në rrjedha dhe në shërbim të fermerëve dhe qytetarëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNurboja: Vlerësimi i Kosovës nga Fitch, hap i madh për integrimin financiar
Po zhvillohet ngjarja e Bitcoinit që ndodh një herë në katër vjet
Kush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Çfarë është përgjysmimi i Bitcoin dhe pse ka rëndësi?
Kush t’rahaton me punë përveqëse Telegrafi Jobs?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel