LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Mitrovicës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Telekomin e Kosovës

Komuna e Mitrovicës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Telekomin e Kosovës

Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka ka pritur në një takim zëvendësdrejtoreshën e shitjes në Telekomin e Kosovës, Apollonia Ramadani, me të cilën kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e shërbimeve të telekomunikimit.

Përmes nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Komuna e Mitrovicës dhe Telekomi i Kosovës, konfirmojnë pajtueshmërinë e tyre të plotë të kësaj kontrate publike, dokumentet e saj përbërëse, duke përfshirë edhe rregullat e zbatimit për kryerjen e shërbimeve.

Me këtë rast nënkryetari Mujka, e vlerësoi si të suksesshme arritjen e kësaj marrëveshje, duke thënë se do të mundësohet komunikimi i tërë personelit të komunës sonë, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët tanë.

Ndërsa zëvendësdrejtoresha Ramadani u zotua se shërbimet që ofrohen nga vala do të jenë kualitative dhe efikase.

Në këtë takim të pranishëm ishin drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, menaxheri për llogari kryesore nga Telekomi i Kosovës, Milaim Kryeziu, koordinatori i shitjes, Driton Ymeri, zyrtare e shitjes, Anita Thaçi, dhe menaxheri regjional në Mitrovicë, Esat Jusufi. /Telegrafi/