LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Kamenicës fillon shpërndarjen e kifleve për nxënësit

Komuna e Kamenicës fillon shpërndarjen e kifleve për nxënësit

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka realizuar njërin nga premtimet e dhëna gjatë fushatës.

Ai sot ka filluar shpërndarjen e kifleve dhe qumështit për nxënësit e ciklit të ultë.

Bashkë me Kastratin në shpërndarje të kifleve ka qenë edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili këtë praktikë e kishte filluar mandatin e parë të tij.

Postimi i plotë i Qëndron Kastratit:

Shkolla dhe nxënësit- buzëqeshje dhe shpresë

Sot po e përmbushim edhe një premtim: kifle dhe qumësht për shkollarët e ciklit të ulët. Shujtën po fillojmë ta shërbejmë sot, por besoj fort se ajo nuk do të ndërpritet as pas fundit të këtij mandati!

Gjatë vizitës së sotme bëra shumë shokë. Të gjithë të qeshur sepse vetëm me qejf mësohet. Jam frymëzuar pa masë prej atyre që po i hyjnë shkollës për t’iu hapur botës. Shkolla është vendi ku e shohim aktualitetin e së ardhmes. Ushqimi, ngrohja e veshmbathja janë kushtet minimale për një proces normal mësimor. Do të bëjmë gjithçka që shkollarët tanë përgjatë kohës së mësimit ta kenë mendjen vetëm aty.

Arsimi është fusha me prioritetin më të lartë në Kamenicë. Reforma që po ndërmarrim është gjithpërfshirëse. Ajo ia kushton vëmendjen kryesore nxënësit, riorganizon shkollën gjeografikisht, dhe lufton klientelizmin në rekrutim të stafit për ta përmirësuar mësimnxënien.

Nëse do t’ia bëja vetë bilancin punës time, suksesin në Kamenicë do ta kisha matur pikërisht me suksesin në fushën e arsimit

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori