LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gjevgjelisë ka nivelin më të ulët të papunësisë në Maqedoni

Komuna e Gjevgjelisë ka nivelin më të ulët të papunësisë në Maqedoni

Nga të gjitha komunat e Maqedonisë, niveli më i lartë i punësimit është në komunën e Gjevgjelisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto të dhëna i jep vet Agjencia e punësimit e kësaj komune, që thotë se 8679 të punësuar janë të evidentuar, ose 77,29%, që është më e larta në vend, kurse papunësia është 6,82%.


Në këtë komunë janë evidentuar 766 të papunë, nga të cilët 303 janë femra. Numri më i madh i të pa punëve janë me shkollim fillestar, 196 janë me shkollim të mesëm, kurse 18 prej tyre janë me shkollë të lartë, 106 kanë kryer fakultet, kurse 7 janë me magjistraturë./Telegrafi/