LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gazi Babës ndalon të punësuarit shqiptarë të flasin në gjuhën shqipe (Dokument)

Komuna e Gazi Babës ndalon të punësuarit shqiptarë të flasin në gjuhën shqipe (Dokument)

Ajet Rexhepit nga Shkupi, i punësuar në komunën e Gazi Babës, nga shefja e Sektorit i është ndaluar të komunikojë në gjuhën shqipe me kolegun e tij shqiptar qoftë edhe në komunikim joformal. Pas kësaj i njëjti është ankuar deri te Komisioni për Parandalimin e diskriminimit mirëpo gjithçka ka qenë e kotë meqë ky komision ka vërtetuar se në këtë rast nuk ekzistojnë elemente diskriminimi, ka publikuar Almakos, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ja se çfarë sqaron nëpunësi komunal Ajet Rexhepit:


“Sot e mora edhe zyrtarisht dokumentin nga Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi me qëndrimin se nuk ka pasur diskriminim ndaj meje në bazë nacionale dhe gjuhësore nga ana e një udhëheqëse e Sektorit. Ndryshe se për çka bëhet fjalë, që ta kenë të qartë të gjithë të interesuarit”, thotë Ajeti.

“Unë i ndihmova një kolegu shqiptar në punë që të zhvendoset nga një zyre në tjetrën. Në atë zyre kishte një kolege maqedonase, që të njëjtën zyre duhej ta ndante me kolegun tim shqiptarë.

1

Gjatë zhvendosjes së inventarit nga zyra në zyrë, në komunikimin tonë u shërbyem në gjuhën amtare shqipe.

Ngaqë kolegia nuk ka kuptuar se çfarë po flasim, është ankuar deri te shefja e sektorit për komunikimin tonë si gjuhë e pakuptueshme për të.

Shefja e sektorit na mblodhi në zyrën e saj dhe në prezencë të koleges na ndaloi mua dhe kolegut shqiptar që të flasim shqip në prezencë të ndonjë kolegu tjetër që nuk e kupton gjuhën shqipe, gjegjësisht ne në komunikimin tonë të flasim vetëm në gjuhën maqedonase.

2

Ndaj këtij vendimi të saj unë u ankova në Komisionin për mbrojtje nga diskriminimi me bazë të përkatësisë etnike, që ngriti procedurë dhe vërtetoi se nuk ka elemente të diskriminimit.

Në faqen e dytë paragrafi 2 qëndron qartë se “në hapësirat zyrtare të komunës së Gazi Babës-Shkup, komunikimi i vetëm i të punësuarve në administratën e komunës, pavarësisht a është formale apo joformale, patjetër të zhvillohet në gjuhën zyrtare, pra maqedonase”!

Në faqen e tretë paragrafi fundit qëndron se “në Statutin e komunës Gazi Babë informimi i qytetarëve zhvillohet në gjuhën maqedonase dhe shkronjat cirilike”!.

3

“Të nderuar ju informoj se ky është rasti i parë në Republikën e Maqedonisë, që është dokumentuar dhe që ndalon përdorimin e ndonjë gjuhe tjetër, në karakter formal ose joformal, përveç gjuhës maqedonase dhe alfabetit cirilik në kuadër të hapësirave të komunës Gazi Babë, i vërtetuar nga Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi, sipas të cilit ky dokument, që është hartuar në bazë të gjendjes së vërtetuar faktike dhe bazave ligjore”, shprehet Ajet Rexhepi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori