Ekzekutivi i ri i Komunës së Ferizajt, këto ditë ka pranuar një njoftim nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ku bëhet e ditur se bazuar në procesin e vlerësimit të performancës sipas rregullave të Granit të Performancës, Komuna e Ferizajt nuk ka përmbushur kushtet minimale, që përmbajnë nënshkrimin e marrëveshjes së pjesëmarrjes trepalëshe, marrjen e opinionit të pamodifikuar me theksim të çështjes nga Auditori dhe të ketë shpenzuar 75% ose më shumë të buxhetit të investimeve kapitale, që e kualifikon komunën për Grantin e Performancës.
Nga tre kushtet minimale, Komuna e Ferizajt nuk ka arritur të përmbush njërin nga kushtet themelore, atë të marrjes së opinionit të pamodifikuar me theksim të çështjes nga Auditori, kriter ky që ka ndikuar në mos përmbushjen e kushteve minimale për përfitimin e grantit të performancës.
Rezultati i përgjithshëm i performancës së komunës sonë për vitin 2017 është vlerësuar me 37 pikë.
“Ky dështim në përftimin e grantit, në vitin 2017, vitin e fundit të ish- qeverisjes lokale, vitin e zgjedhjeve lokale , shpërfaqë edhe njëherë para qytetarëve, jo seriozitetin, neglizhencën dhe papërgjegjshmërinë e pushtetit të kaluar në trajtimin e çështjeve që Komunës së Ferizajt dhe qytetarëve të saj do t’i sillnin fonde shtesë për projekte të ndryshme infrastrukturore dhe të tjera. Si pasojë e këtij jo serioziteti, mos efikasiteti dhe mos përmbushje të kushteve të parapara me rregullat e grantit të performancës, Komuna e Ferizajt rrezikon të hyj në listën e komunave që mund të mos përkrahen në vijim në kuadër të këtij granti. Në ndërkohë, qeverisja e re, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme, duke vlerësuar defektet në këtë proces dhe caktuar zyrtarin përgjegjës për këtë segment të qeverisjes dhe vlerësimit të shërbimeve komunale, me qëllim që viteve në vijim të përfitohet nga ky grant që do të mundësoj zhvillimin e projekteve me rëndësi për qytetarët tanë”, thuhet në njoftimin e komunës së Ferizajt, përcjell Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City