LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Çashkës shpenzon 26.000 euro për të blerë 100 telefona për 66 punonjësit e komunës

Komuna e Çashkës shpenzon 26.000 euro për të blerë 100 telefona për 66 punonjësit e komunës

Një nga tenderët më të mëdhenj të Komunës së Çashkës është furnizimi i 100 telefonave. Nëntëmbëdhjetë telefona janë furnizuar më shumë se është dashur dhe të gjithë këto telefona i ka marrë ish kryetari i komunës.

Kryetari aktual i kësaj komuna ankohet se edhe krahas që Prokuroria ka bërë hetim të plotë, lënda është bllokuar në Prokurorinë në Veles që nuk hap procedurë për këtë rast, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Kjo komunë është e vendosur në mes të shtetit dhe është komunë rurale që ka vetëm 7.673 banorë. Është një prej 22 komunave prej 84 në total që ka nën 8.000 banorë. Komunat e tilla në të shumtën e rasteve nuk kanë kapacitet të përmbushin shërbimet bazë për banorët.

Por, këto probleme nuk i kanë ndaluar autoritetet lokale të angazhojnë 66 të punësuar.

Sipas ‘Inboks7’ rreth 26.600 euro, përkatësisht 1.650.000 denarë ka kushtuar marrëveshja e ish kryetarit të Komunës së Çashkës, Goranço Panovski, me operatorin VIP. Krahas shumës së kësaj marrëveshje, është për t’u habitur se si Panovski ka blerë rreth 100 numra telefoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori