LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Çairit: Incidenti në Çarshinë e Shkupit nuk është ndëretnik

Komuna e Çairit: Incidenti në Çarshinë e Shkupit nuk është ndëretnik

Lidhur me zhvillimet më të fundit, me ngjarjen pranë hotelit “Arka” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, nga Komuna e Çairit deklarojnë se ishte një problem i natyrës ligjore dhe pronësore dhe si i tillë është nën autoritetin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Lidhur me deklaratën e pronarit të hotelit “Arka”, theksojmë se problemi është nga natyra juridike dhe pronësore dhe duhet të zgjidhet nga autoritetet kompetente, në rastin konkret, Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit dhe për interesat personale nuk duhet t’i jepet konotacion ndëretnik.


Çarshia e Vjetër e Shkupit ishte dhe do të mbetet simbol i multietnicitetit dhe multi-konfesionalitetit, si i gjithë qyteti i Shkupit. Ne apelojmë edhe një herë se problemet e natyrës ligjore dhe të pronësisë nuk abuzohet për të inkurajuar urrejtjen ndëretnike”, thuhet në deklaratë.

Incident pronësor në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, intervenon policia
Lexo po ashtu Incident pronësor në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, intervenon policia

Nga hoteli “Arka” janë ankuar se kanë qenë të ekspozuar, siç thanë ata, sulmit vandalist nga ana e 20-të personave huligan të organizua nga pronari i cili po ndërton një objekt pa leje në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. /Telegrafi/