LAJMI I FUNDIT:

Kompromiset e munguara për tejkalimin e krizës

Kompromiset e munguara për tejkalimin e krizës

Kuvendi i Kosovës, edhe pse ka mbajtur më shumë se katër vazhdime të seancës konstituive, nuk ka arritur ende të zgjedhë kryeparlamentarin dhe nënkryetarët. Nga kjo situatë e brishtë politike, në të cilën është futur vendi, po pësojnë proceset zhvillimore dhe qytetarët e Kosovës.

Analisti nga Instituti Demokratik i Kosovës, Albert Krasniqi, thotë se duhet të ketë vullnet për kompromis ndërmjet partive politike të përfaqësuar në Kuvend.


“Janë dy veprime të nevojshme për të zhbllokuar situatën aktuale politike. E para është që koalicioni PAN të dalë me një kandidat tjetër që është i pranuar për shumicën parlamentare, jo me Kadri Veselin (kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës), i cili nuk po gjen mbështetje, ky do të ishte kompromisi i parë që do ta zhbllokonte situatën”, thotë ai. “Kompromisi i dytë është që partitë tjera si Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LAA ta votojnë Kadri Veselin për kryeparlamentar. Opsione tjera për momentin nuk ka në shqyrtim. Kjo do të ishte një zgjidhje e shpejtë ”, thekson Krasniqi.

Vazhdimet e seancave konstituive dështuan pasi koalicioni fitues i zgjedhjeve, i përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën (PAN), nuk ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit për të propozuar kandidatin për kreun e Kuvendit. Qytetarët thonë se kjo gjendje politike, në të cilën ka hyrë Kosova, duhet të tejkalohet, pasi që, siç thonë ata, janë shumë procese që kërkojnë zgjidhje urgjente.

Ariani, student në Universitetin e Prishtinës e quan të pakuptimtë moskrijimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet. Ai kërkon nga liderët e partive politike që të gjejnë zgjidhje dhe të dalin nga kjo situatë.

Ndërsa, Erion Kajtazi, qytetar nga Prishtina, e quan kritike situatën politike. Ngjashëm shprehet edhe Ismet Kadriu: “Udhëheqësit e partive duhet të bëjnë diçka dhe ta kalojnë këtë situatë, se po i bëjnë dëm të madh vendit”.

Ndërkohë, analisti politik Albert Krasniqi thotë se deputetët, si përfaqësues të qytetarëve të Kosovës, duhet të shprehin vullnetin e qytetarëve.

“Ky është vullnet i qytetarëve të Kosovës, të cilët e kanë shprehur në zgjedhje dhe këtë vullnet ata duhet ta ekzekutojnë në Parlament si përfaqësues të qytetarëve. Mirëpo, deri më tani ka munguar ky vullnet, pasi që mbizotërojnë interesat personale, ambiciet personale, dhe të liderëve të partive politike dhe këto po triumfojnë mbi interesat e përgjithshme shtetërore”, vlerëson Krasniqi.

Ndryshe, vazhdimi i seancës konstituive është caktuar të mbahet me datën 24 gusht. Deri më tash, asnjë nga partitë politike nuk ka refuzuar caktimin e kësaj date për vazhdimin e seancës, por kanë vazhduar duke akuzuar njëra-tjetrën për bllokim të institucioneve të vendit.

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është e domosdoshme për vazhdimin e procedurave tjera të konstituimit të Kuvendit dhe për fillimin e fazës për formimin e Qeverisë së re. Për formimin e Qeverisë janë të nevojshme të paktën 61 vota të deputetëve. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Lajme
Kalo në kategori