LAJMI I FUNDIT:

“Komploti i Mjekëve”: Spastrimi i fundit i Stalinit

“Komploti i Mjekëve”: Spastrimi i fundit i Stalinit

A ishte Stalini duke komplotuar një luftë të re botërore? Dhe a ishte “Komploti i Mjekëve” një farë preludi i saj? Nëse kjo teori joserioze konspiracioni, qe në fakt pjellë e imagjinatës së Stalinit – çka me siguri nuk do të ishte habitshme, çfarë ishte duke u përpjekur të bënte me të? Historianët japin mendime të ndryshme …

Në 13 janar të vitit 1953, gazeta zyrtare e Partisë Komuniste Sovjetike “Pravda”, raportoi një zhvillim shpërthyes: disa mjekë në Moskë qenë arrestuar nga autoritetet shtetërore të sigurisë, duke u akuzuar se ishin përpjekur të vrisnin krerët më të lartë të Bashkimit Sovjetik, me anë të neglizhencës së qëllimtë mjekësore. Komploti i mjekëve “të ligj”, supozohej se ishte “organizuar nga inteligjenca amerikane” dhe të rekrutuar nga anëtarët e një komisioni famëkeq anti-fashist, që dyshohej se kishte motive të fshehta.

Megjithatë, shumica e mjekëve të akuzuar ishin hebrenj, dhe komiteti nga i cili ata erdhën ishte një organizatë sioniste. “Pravda” ndërkohë përmendi Komitetin e Përbashkët të Shpërndarjes, një organizatë hebraike me seli në Nju York, si një nga organet që qëndronte prapa komplotit të ndyrë. Gazeta e përmbyllte analizën e saj, duke pretenduar se hebrenjtë ishin duke u përpjekur që të shkatërronin Atdheun Socialist.

Historia e çuditshme e “Komplotit të Mjekëve”, fillon në maj të vitit 1945, menjëherë pas fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë, në fund të Luftës së Dytë Botërore. Një zyrtar dhe shkrimtar i njohur sovjetik, Aleksandër Sherbakov, për të cilin disa thoshin se pinte shumë, pësoi infarkt në zemër dhe vdiq në një spital të Moskës.

Tre vjet më vonë, në gusht të vitit 1948, një tjetër figurë e lartë sovjetike, Andrei Zhdanov, edhe ai shumë i dhënë pas alkoolit, vdiq në të njëjtat rrethana. Në të dyja rastet, mjekët e Kremlinit i trajtonin pacientët duke u konsultuar me një mjek hebre të quajtur Jakov Etinger. Në vjeshtën e vitit 1951 një zyrtar i Ministrisë së Sigurimit Shtetëror (MGB) i quajtur Mikhail Rjumin i shkroi një letër eprorit të tij, Abakumov, duke pretenduar se Doktor Etinger kishte vrarë si Sherbakovin, ashtu edhe Zhdanovin, duke u shkaktuar në mënyrë artificiale atakun kardiak.

Abakumov nuk e besoi këtë histori, por gjithsesi Doktor Etingeri u arrestua. Nëse ai ishte i pafajshëm, nuk pati kurrë shansin për t’ia treguar MGB: vdiq pasi u torturua, një natë para se të merrej në pyetje nga vetë Abakumov. Shumë shpejt, dolën në sipërfaqe më shumë akuza për neglizhencë të qëllimshme nga ana e mjekëve.

Edhe pse thuajse me siguri të nxitura nga shefat e MGB-së, në kërkim të një komploti për të rritur reputacionin e tyre në sytë e shefit të madh, Josif Stalinit, disa prej tyre mund të kenë pasur një grimë të vogël të vërtete. Ishte e mundur që Zhdanovi të kishte vdekur si pasojë e neglizhencës mjekësore, me mjekët e tjerë të Kremlinit që i dhanë kurën e gabuar, dhe më pas u përpoqën që ta mbulojnë atë, për të shmangur ndëshkimin.

Në çdo rast, MGB u investua shumë në skenarin e qëllimeve të liga të mjekëve me origjinë hebreje, dhe që mund të lidhej me agjendat sioniste qoftë reale, apo të imagjinuara. Arrestimet filluan që në shtator të vitit 1952, në fillim me mjekë jo-hebrenj, por pastaj kryesisht hebrenj. Përfundimisht qindra njerëz u mblodhën nga MGB, dhe nën tortura dhanë “rrëfimet” që implikonin të tjerët. MGB ishte nxitur në përpjekjet e saj nga Stalini, i cili kërkoi të merren masa më të mëdha për të zbuluar komplotin.

Por a kishte patur ndonjëherë ndonjë komplot? Ndoshta jo, por kjo pa dyshim nuk do të kishte rëndësi për Stalinin. Në fakt “Komploti i Mjekëve”, ngjante si një zgjerim i valës së terrorit që pasoi vrasjen në dhjetor të vitit 1934 të Sergei Kirovit, një vrasje që përfundimisht u bë një justifikim për Stalinin për spastrimin e Partisë Komuniste, ushtrinë dhe shoqërisë së gjerë sovjetike që ai mendonte se (ose mund të ishte duke menduar) se e kundërshtonte atë.

Ndoshta vetë Stalini e porositi vrasjen e Kirovit. Nëse ai në mënyrë aktive nxiti histerinë e MGB-së mbi “Komplotin e Mjekëve”, këtë herë ai nuk shqetësohet për organizimin e një atentati; vdekjet natyrore – shkaku i Sherbakov dhe Zhdanov ishin thjesht shumë më të mira si justifikime, dhe për sa kohë që një mjek hebre apo sionist mund të ishte i lidhur me ato raste, çdo gjë funksiononte mirë.

A ishte Stalini duke komplotuar një luftë të re botërore? Dhe a ishte “Komploti i Mjekëve” një farë preludi i saj? Ne nuk do të dimë dot kurrë. Nëse kjo teori joserioze konspiracioni, qe në fakt një pjellë e imagjinatës së Stalinit – çka me siguri nuk do të ishte habitshme, çfarë ishte duke u përpjekur të bënte me të? Historianët japin mendime të ndryshme, por ideja se ai ishte duke planifikuar një sërë spastrimesh masive, si ato të viteve ‘30, është e vështirë për t’u shpërfillur.

Teksa Lufta e Dytë Botërore po afrohej, Stalini shkatërroi të gjithë ata që ndoshta mund të ishin një kërcënim për të, duke e lënë vendin krejtësisht të varur nga udhëheqja e tij për mbijetesë, kur Bashkimi Sovjetik (sikundër ndoshta e parashikoi edhe Stalini) u sulmua nga Gjermania. Në vitet e fundit të Stalinit, ka disa prova se një Luftë e Tretë Botërore, këtë herë kundër Shteteve të Bashkuara, ishte pjesë e planeve të tij afatgjata.

Nëse kjo është e vërtetë, ai mund të ketë menduar se kishte nevojë për më shumë spastrime, dhe sidomos të udhëheqësve politikë dhe ushtarakë me përvojë që e kishin ndihmuar atë të fitonte Luftën e Dytë Botërore, duke e lënë vendin krejtësisht në mëshirën e tij nëse shpërthente ndonjë luftë tjetër. Megjithatë, një pyetje e madhe, është se pse Stalini zgjodhi të godasë hebrenjtë.

Feja u anulua zyrtarisht në Rusi pas Revolucionit të vitit 1917, por hebrenjtë si një pakicë etnike dhe kulturore mbetën një segment i rëndësishëm të jetës sovjetike, edhe pas numrit të madh të viktimave që shkaktoi Holokausti i Hitlerit në rajonet e Bashkimit Sovjetik, të cilat ranë nën pushtimin gjerman.

Është e mundur që “Komploti i Mjekëve” të ishte një justifikim për pastrim etnik, por është gjithashtu e mundur të qe një provë besnikërie. Një letër u gjet në mesin e dokumenteve të Stalinit, në të cilën i kërkohej shumë udhëheqësve hebrenj në BRSS të deklaronin besnikërinë e tyre ndaj shtetit dhe të denonconin mjekët e ligj që ishin pjesë e komplotit. Letra nuk u publikua për shkak të vdekjes së Stalinit.

Në qoftë se ajo do të ishte shndërruar në një politikë konkrete, e gjitha kjo mund të ishte një dredhi për të trembur hebrenjtë sovjetike dhe nënshtrimit ndaj sundimit të Stalinit, duke dobësuar besnikërinë e tyre ndaj kauzës Sioniste e cilat është parë në BRSS, si e papranueshme pro-perëndimore dhe imperialiste.

”Komploti i Mjekëve” rezultoi i rremë, por ironikisht Stalini mund të ketë vdekur si rezultat i një të komploti të vërtetë, ose i diçkaje të përafërt. Mbrëmjen e 1 marsit 1953, 6 javë pas shpalljes në “Pravda” të konspiracionit, dhe ndërsa shumë prej komplotuesve të akuzuar ishin ende në paraburgim, Stalini shkoi në shtrat në daçan e tij jashtë Moskës, pasi kishte shumë dhe parë një film në shoqërinë e servilëve të tij të ndryshëm.

Mëngjesin tjetër stafi i tij u habit që ai nuk u ngrit në orën e tij të zakonshme, por gjithsesi kishte frikë ta shqetësonte. Së fundmi në orën 10 të mbrëmjes dikush hyri në dhomën e tij dhe gjeti diktatorin 74-vjeçar të shtrirë në dysheme, në frymën e fundit, i veshur vetëm me rrobat e gjumit. Ai kishte pësuar një hemorragji cerebrale. Tre ditë më vonë vdiq nga një atak kardiak.

Gjithsesi ka pasur pëshpëritje përreth Kremlinit, se dikush kishte hyrë në dhomën e Stalinit edhe para orën 10 të darkës, duke e parë shtrirë dhe i vendosur për të mos bërë zë deri kur të zhdukej çdo mundësi për ta shpëtuar.

Dhe të tjerët në rrethin e Stalinit, veçanërisht i urryeri Lavrenti Beria mendohet se u ka thënë të tjerëve se ata do t’i kishin hedhur diçka në verë Stalinit një natë më parë. Në çdo rast, nëse kujdesi mjekësor do të që më i shpejtë, ai mund të kishte mbijetuar, por dukej pa e mundur që që dikush ta donte Stalinin, i cili kishte shkaktuar aq shumë vuajtje në jetën e tij, për të vuajtur vetë pak më shumë.

Ky dokument është publikuar nga njëri prej akuzuesve, të cilët “zbuluar” komplotin jo ekzistent të mjekëve. Ai u tërhoq në vitin 1954, një vit pas vdekjes së Stalinit. Vdekja e liderit u provua të qe një çlirim për mjekët e akuzuar. Pasardhësit e Stalinit, sidomos Beria, i pezulloi shpejt hetimet, duke i liruar kompotistët n ga burgu dhe i thënë “Pravda”-s në prill se ata ishin të lirë nga çdo akuzë.

Disa historianë pretendojnë se vetë Stalini qe duke planifikuar dhënien fund të fushatës së spastrimeve, por ajo u ndërpre nga vdekja e tij. Në një mënyrë apo në një tjetër, në qoftë se ai ishte duke planifikuar një spastrim, qartazi kjo nuk ndodhi kurrë. “Komploti i Mjekëve” mbetet një episod misterioz në historinë sovjetike, sepse kaq pak prej tij – ajo që të paktën qe e vërtetë -përfundoi në letër, dhe shumë mund të ketë qenë atribuar motiveve të paqëndrueshme dhe tekave të një njeriu, Stalinit, i cili ishte shumë i vështirë për t’u njohur apo parashikuar.

Pikërisht ato që ishin fakte dhe fiksione në “Komplotin e Mjekëve”, ndoshta nuk do të njihen kurrë. E vërteta reale se pse ajo ishte ëndërruar apo cilat qenë qëllimet e saj vdiqën fatmirësisht në atë ditë dimri kur dha shpirt përbindëshi Stalin. /StoriaIn/bota.al/

Në trend Botë

Më shumë
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Evropa
Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Botë
Kalo në kategori