LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë nga Kosova pjesëmarrëse në kongresin më të madh të blerësve në Evropë

Kompanitë nga Kosova pjesëmarrëse në kongresin më të madh të blerësve në Evropë

Drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), Nora Hasani ka bërë të ditur se disa kompani nga Kosova janë duke marrë pjesë në Simpoziumin e 53, të BME në Berlin.

“Në kuadër të bashkëpunimit strategjik të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) me Asociacionin për Menaxhim të Zinxhirit të Furnizimit, Prokurimit dhe Logjistikës (BME) në Gjermani, dhe me përkrahje të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Gjerman (GIZ) përmes projektit Krijimi i Punësimit përmes Promovimit të Eksportit (CETEP), Kosovës i mundësohet pjesëmarrja në Simpoziumin e 53. të BME në Berlin më 14-16.11.2018 në Berlin”, ka shkruar Hasani.

“Delegacioni kosovar përbëhet nga firma anëtare të Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë (STIKK), Start Ups të Innovation Center Kosovo (ICK) dhe firma anëtare të OEGJK-së, si dhe përfaqësues institucional (GIZ, OEGJK, STIKK, ICK, Ministria e Inovacionit dhe KIESA)”, ka shkruar Nora Hasni. /Telegrafi/