LAJMI I FUNDIT:

Kompania “Teleperformance” unike në Kosovë, ndan dy vetura Opel Corsa dhe shpërblime të shumta për punëtorët e saj

Kompania “Teleperformance” unike në Kosovë, ndan dy vetura Opel Corsa dhe shpërblime të shumta për punëtorët e saj

Kompania Teleperformance, e njohur ndryshe si “Call Center” e cila vepron në mbi 80 shtete të ndryshme dhe numëron mbi 300 mijë punëtorë, ditë më parë ka shpërndarë dhurata dhe shpërblime të mëdha për punëtorët e saj, të cilët u përzgjodhën përmes një shorti.

Kjo kompani i shpërbleu dy punëtorët e saj me nga një veturë të re Opel Corsa të vitit 2020, si dhe ndau çmime të tjera si: 20 udhëtime jashtë vendit me të gjitha shpenzimet e mbuluara, 18 televizorë të gjeneratës më të re të brendit Samsung, 18 smartphone iPhone 12, 10 Apple Watch dhe 13 iPad.

COO nga Teleperformance, Dimitris Kerastaris në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ata bëjnë shumë gjëra të mira që punëtorët e tyre të ndahen të kënaqur në punë.

“Pjesa më e rëndësishme e kompanisë janë njerëzit tanë. Dhe ne e dimë se nëse punëtorët tanë nuk janë të kënaqur, ne do të dështojmë në biznes dhe klientët tanë nuk do të ndahen të kënaqur. Prandaj ka shumë gjëra që ne i bëjmë për t’u siguruar se punëtorët janë të kënaqur. Fillimisht ne i dëgjojmë ata, ne ndërveprojmë me ta, ne brengosemi për ta”, ka thënë Kerastaris.

Ai tutje foli edhe ecurinë punës së kësaj kompanie gjatë vitit 2020, i cili vit ishte një sfidë më vete për gjithë njerëzimin e kompanitë e ndryshme në botë.

Kompania Teleperformance i shpërblen punëtorët me vetura të reja, iPhone 12 e udhëtime jashtë vendit!
Lexo po ashtu Kompania Teleperformance i shpërblen punëtorët me vetura të reja, iPhone 12 e udhëtime jashtë vendit!

Kerastaris tha se 2020-a ishte një sfidë e madhe për ta, pasi siç tregoi ai duhej që të transferoheshin për të punuar nga shtëpia në mënyrë që ta mbronin shëndetin dhe sigurinë e kolegëve.

Edhe pse vit pandemik, ai tha se për kompaninë e tyre ishte një vit shumë i suksesshëm.

“2020 ka qenë një vit i mahnitshëm, të themi ashtu. Ne e kemi filluar vitin qetë dhe shumë, ndërkaq papritmas u shfaqën rrethanat me COVID. Ishte një sfidë e madhe për ne sepse duhej të transferoheshim për të punuar nga shtëpia sa më shpejt që ka qenë e mundur në mënyrë që ta mbrojmë shëndetin dhe sigurinë e kolegëve tonë. Por njëkohësisht t’i mbrojmë klientët tanë dhe ta mbrojmë biznesin tonë. Pavarësisht krizës dhe rrethanave, ne jemi zhvilluar edhe më tej dhe agjentët tanë, punëtorët dhe klientët kanë qenë tejet të kënaqur. Në përgjithësi e kemi pasur një vit shumë të suksesshëm”, tha tutje ai.

“Teleperformance” edhe në Kosovë
Lexo po ashtu “Teleperformance” edhe në Kosovë

COO-Kerastaris po ashtu tha se janë shumë optimistë për vitin 2021.

“Gjëja e fundit që dua të them është se dua t’i falënderoj të gjithë kolegët tanë, të gjithë menaxhmentin lokal dhe familjet e tyre. Ne jemi shumë optimistë për vitin 2021 dhe mendoj se kemi plane që të zhvillohemi edhe më shumë. Nëse marrim në konsideratë situatën me COVID në përgjithësi për botën dhe gjithashtu për Kosovën, do të kemi një vit më të ndritshëm përpara neve. Prapë i falënderoj të gjithë dhe jam i sigurt se do të shkëlqejmë në vitin 2021”, tha ndër të tjera Kerastaris.

Ndërsa, dy fituesit e dy veturave të reja Opel Corsa 2020, Petrit Hajrizi dhe Faruk Qerimi treguan emocionin e tyre të parë kur morën vesh që janë ndër fituesit e këtyre dy shpërblimeve të mëdha.

Fituesi Petrit Hajrizi, i cili është edhe agjent i thirrjeve në këtë kompani tha se ka qenë një moment shumë i veçantë pasi siç u shpreh ai nuk e kishte pritur një shpërblim të tillë.

Fituesi i veturës Opel Corsa, Petrit Hajrizi

“Në momentin që jam përzgjedhur fituesi i veturës Opel Corsa 2020 jam ndjerë shumë mirë. Ka qenë një moment shumë i veçantë sepse sinqerisht nuk e kam pritur. Kam qenë me vëllain duke e përcjellë live në Facebook dhe ai kishte vetëbesim që njëri nga ne do ta fitonte veturën, ndërsa unë për vete nuk e kam pritur. Më ka ardhur shumë befasi, jam shumë falënderues për mundësinë që më është dhënë të punoj në kompaninë më të madhe për shërbim të klientëve Teleperformance dhe shumë falënderues për veturën e re”, u shpreh Hajrizi.

Edhe Faruk Qerimi i cili po ashtu është agjent i thirrjeve tregoi se është befasuar nga tërheqja e emrit të tij dhe se nuk e kishte pritur.

Fituesi i veturës Opel Corsa, Faruk Qerimi

“Jam ndjerë shumë mirë. Jam befasuar nga tërheqja e emrit tim për herë të parë dhe nuk e kam prit. Dhe nuk e kam pritur që do të emocionohem aq shumë dhe nuk  e kam pritur që kurrë në jetën time do ta fitoj një çmime aq të madhe sa ky. Jam falënderues Teleperfomancës, jam falënderues dhe SKY-it, për të cilën kompani ne kryejmë shërbim nga Teleperformanca dhe jam falënderues gjithë kolegëve këtu që e kemi një ambient shumë të ngrohtë dhe shumë modern, besoj që në Kosovë nuk e ka asnjë kompani private një atmosferë qysh e kemi ne këtu në Teleperformancë”, tregoi emocionin e tij Qerimi.

Ndryshe, kompania Teleperformancë, e cila vepron në mbi 80 shtete të ndryshme dhe numëron mbi 300 mijë punëtorë. Vetëm në Kosovë, kompania i ka të punësuar rreth 800 punëtorë të cilët i përshtaten standardeve evropiane të punës – duke filluar nga respektimi i ditëve të pushimit, sigurimit shëndetësor e deri tek pagat mbi mesataren.

Si kompani serioze dhe me vizion të qartë, Teleperformance kishte arritur të krijonte bashkëpunim me gjigantin gjerman “Sky”, për të cilët nga Kosova ofron shërbime për mbështetje të klientëve në Gjermani.

Për më shumë informacione, kontaktoni kompaninë Teleperformance në:

Facebook: Teleperformance Kosova
Instagram: 
Teleperformance_kosova
Nr. Tel: +383 38 520 000

Artikull i sponzorizuar