Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka thënë se hapja e degës së Teleperfomance në vendin tonë dëshmon se dalëngadalë po përmirësohet imazhi i Kosovës, e cila po bëhet një vend atraktiv për investime.
Ai këto komente i bëri sot me rastin e hapjes së degës së “Teleperfomance” në Prishtinë, e cila është kompania më e madhe globale për shërbime ndaj klientëve.
Abrashi se në këtë kompani do të punësohen 100 punonjës të ri.
“Tani edhe Kosova është pjesë e hartës globale të Teleperfomanc është njëra prej kompanive BPO në botë, dhe kështu dal nga dalë po përmirësohet edhe imazhi i Kosovës dhe po bëhet një vend atraktiv për investime. Kjo çka po ndodh sot është një vepër e madhe edhe për Prishtinën edhe për Kosovën sot punësohen rreth 100 të rinj të cilët me aftësitë e tyre, të cilat i posedon rinia e Kosovës e bëjmë një mesazh edhe në Evropë edhe në botë edhe tregojnë që edhe Kosova është në gjendje që të ofroj shërbime të tilla,” tha Abrashi.
Hapjes së “Teleperformances” iu gëzua edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili tha se Prishtina po bëhet një qendër për nën kontraktimin e shërbimeve.
“Sot jam shumë i lumtur që pas një viti e gjysmë dhe pas shumë takimeve kemi këtë hapje të kësaj qendre. Kjo po tregon se Prishtina po bëhet kisha me thënë një qendër apo një hap për Business process outsourcing kisha me thanë për nën kontraktimin e shërbimeve duke marrë parasysh se jemi edhe vend atraktiv për shkak të fuqisë së re punëtore dhe për shkak të aftësive që rinia jonë i posedon”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti shpreson se shumë shpejt se Prishtina do të bëhet qendra kryesore e Ballkanit për procesin e biznesit outsourcing (BPO) dhe se do të punësohen sa më shumë të rinj.
Ndërsa drejtori i “Teleperformance”, Brian Blackader tha se lehtësia e të bërit biznes në Kosovë e ka shpejtuar hapjen e kësaj dege në Prishtinë dhe deri tani janë punësuar 100 persona.
“Kjo është një ditë shumë e veçantë për ne. Ne kemi punuar për këtë projekt tani për një vit e gjysmë dhe sigurisht shpejtësia dhe lehtësia e të bërit biznes këtu dhe punonjësit e motivuar dhe të përkushtuar kanë qenë një faktor kyç në këtë. Dhe meqë ra fjala, ne kemi 100 njerëzit e parë që tashmë i kemi punësuar dhe ne jemi duke kërkuar që ky numër të rritet më tej”, ka thënë ai.
‘Teleperformance’, është kompania më e madhe globale për shërbime ndaj klientëve. Kjo kompani në bashkëpunim me kompaninë vendore ‘HumanPower’, ka të punësuar afër 100 persona, ndërsa deri në fund të vitit planifikon të punësojë më shumë se 250 punëtorë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit