LAJMI I FUNDIT:

Kompania Teleperformance i shpërblen punëtorët me vetura të reja, iPhone 12 e udhëtime jashtë vendit!

Kompania Teleperformance i shpërblen punëtorët me vetura të reja, iPhone 12 e udhëtime jashtë vendit!

Në Kosovë pak a shumë të gjithë kemi dëgjuar për kompanitë e telemarketingut të njohura si “Call Center”, për punën që e bëjnë dhe, mbi të gjitha, benefitet që punëtorët e këtyre kompanive i gëzojnë.

Në mesin e këtyre kompanive gjendet edhe kompania Teleperformance, e cila vepron në mbi 80 shtete të ndryshme dhe numëron mbi 300 mijë punëtorë!

Vetëm në Kosovë, kompania i ka të punësuar rreth 800 punëtorë të cilët i përshtaten standardeve evropiane të punës – duke filluar nga respektimi i ditëve të pushimit, sigurimit shëndetësor e deri tek pagat mbi mesataren!

Si kompani serioze dhe me vizion të qartë, Teleperformance kishte arritur të krijonte bashkëpunim me gjigantin gjerman “Sky”, për të cilët nga Kosova ofron shërbime për mbështetje të klientëve në Gjermani.

E pikërisht bashkëpunimi me partnerin Sky dhe produktiviteti i lartë gjatë këtij viti pavarësisht rrethanave, ka bërë që Teleperformance t’i ndajë 81 dhurata për punëtorët e këtij projekti!

Sidoqoftë, dhuratat nuk do të jenë të zakonshme e aq më pak simbolike, por secila prej tyre mund të konsiderohet si dhuratë ekstravagante.

Faton Berisha, Contact Center Manager i kompanisë Teleperformance, ka bërë të ditur se kompania do t’i ndajë:

• 2 vetura të reja Opel Corsa të vitit 2020
• 20 udhëtime jashtë vendit me të gjitha shpenzimet e mbuluara!
• 18 televizorë të gjeneratës më të re të brendit Samsung
• 18 smartphone iPhone 12
• 10 Apple Watch
• 13 iPad

Në foto: Faton Berisha – Contact Center Manager në Teleperformance

Sipas Faton Berishës, këto dhurata të cilat kapin vlerën e dhjetëra mijëra eurove vijnë si shpërblim i punës së palodhshme të stafit, gjë të cilën partnerët gjermanë e kanë vlerësuar jashtëzakonisht shumë.

Ndër tjerash, Faton Berisha ka bërë të ditur se dhuratat do të ndahen në mënyrë krejtësisht transparente dhe të rëndomtë.

“Dhuratat do të shpërndahen me 24 dhjetor që të gjitha, përveç veturave të reja të cilat do t’i shpërndajmë në fillim të janarit në mënyrë që t’ua japim mundësinë dy personave të ekipit tonë ta fillojnë vitin e ri me veturë të re”, ka shtuar Berisha.

Vlen të ceket se kjo është prej lojërave më të mëdha shpërblyese që një kompani kosovare e organizon për punëtorët e vet.

Për më shumë informacione, kontaktoni kompaninë Teleperformance në:

Facebook: Teleperformance Kosova
Instagram:
Teleperformance_kosova
Nr. Tel: +383 38 520 000

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori