LAJMI I FUNDIT:

Kompania TehnoBurimi me fabrikë të re në Skenderaj

Kompania TehnoBurimi me fabrikë të re në Skenderaj

Shumë objekte industriale të ndërtuara nga betoni i parafabrikuar në Kosovë siç janë fabrika e Princit në Pejë, fabrika M&Sillosi në Xërxë, objekti madhështorë i kompanisë Comodita në Gjakovë, e shumë ndërtime të tjera në Kosovë dhe jo vetëm, mbajnë vulën e kompanisë TehnoBurimi.

7 Ditë me Panxhën i ka kushtuar një storie hedhjes së gurë-themelit për fabrikën më të re të industrisë së drurit dhe betonit të parafabrikuar në Komunën e Skenderajt.


Komuna pasi kishte shpallur njoftimin për dhënien në shfrytëzim të disa pronave, kishte zgjuar interesimin e kompanisë TehnoBurimi. Komuna kishte mirëpritur një projekt të tillë duke rezultuar në një marrëveshje të nënshkruar.

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura tha se të gjithë investitorët të cilët kanë interes për ngritjen e kapitalit të tyre në Skenderaj dhe kanë për qëllim që të punësojnë të paktën 5 punëtorë, komuna do t’u ofrojë lehtësime si lirimi nga taksa e lejes së ndërtimit dhe lirimi nga taksa për biznes.