LAJMI I FUNDIT:

Kompania “Pastrimi” tregon orarin për grumbullimin e mbeturinave për festë

Kompania “Pastrimi” tregon orarin për grumbullimin e mbeturinave për festë

Kompania “Pastrimi”, Prishtinë, ka njoftuar se më 31 dhjetor shërbimi i mbeturinave do të kryhet sikur ditëve tjera sipas planit të përditshëm. Ndërsa më 1 janar, shërbimi i mbeturinave do të kryhet në zonën urbane të qytetit, në kontejnerët 1.1m ³ në disa rrugë të kryeqytetit.

Sipas njoftimit shërbimi i mbeturinave do të kryhet në rrugët, Te Kompleksi Avalla, Rr. Rexhep Luci, Te Radio Dukagjini, Rr. Ukshin Hoti te Hotel Prishtina, Rr. Ukshin Hoti, Rr. Garibaldi, Rr. Luan Haradinaj, Rr. Perandori Dioklecian, Rr. Qajupi, Rr. Mark Isaku, Rr. Fehmi Agani katër pikat e kontejnerëve, Rr. Agim Ramadani po ashtu katër pikat e kontejnerëve, Rr. Tringë Smajli të Hotel Swiss Diamond, Te Katedralja, Rr. Tahir Zajmi, Te UBT-ja, Rr. Hyre Emini, Rr. Meto Bajraktari, Te QKUK-ja, Rr. Fusha e Pajtimit, Rr. Haxhi Zeka, Rr. Afrim loxha te Domi i Pleqëve tri pikat e kontejnerëve, Rr. Bajram Kelmendi, Rr. Ismail Dumoshi, Rr. Hamzë Jashari te parku, Rr. Rrustem Statovci te parku i qytetit, Rr. Isa Kastrati, te Rrethi Rruga B, Kontejnerët përballë rrugës Hyzri Talla në Rrugën B dhe Kontejnerët te Maxi Rruga B.


Kurse më 2 janar, largimi i mbeturinave do të vazhdoi sikur ditëve tjera të punës me po të njëjtin orar të kryerjes së shërbimit. /Telegrafi/